LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

4 Tetor 2022, 16:40, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër
Foto ilustruese

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6, ndërsa përgjatë vijës bredgetare dhe në zonat luginore era pritet relativisht e fortë me shpejtësi deri në 10-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 21°C;

në zona e ulëta 7 deri 27°C;

në zona bregdetare 12 deri 27°C./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga