LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kapriçot" e motit/ Ulen temperaturat

15 Shtator 2023, 07:10, Sociale CNA
"Kapriçot" e motit/ Ulen temperaturat
Foto ilustruese

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në veri të vendit vranësirat do ë pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. 

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 8 m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë jetë i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 30°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 10 deri 33°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare  14 deri 31°C./ CNA

17:12 Sociale Lira Gjika

Fëmija dhe vetmia

Vetmia është një problem shumë i madh i njeriut. Ajo nuk e...

Lajmet e fundit nga