LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Keni plane për fundjavën?/ Si i parashikojnë temperaturat sinoptikanët

2 Dhjetor 2022, 16:18, Sociale CNA
Keni plane për fundjavën?/ Si i parashikojnë temperaturat
Foto ilustruese

Duke qenë në periudhën e dimrit edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë, për ditën e shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura, por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e pasdites, pritet mot i vranët në të gjithë territorin, ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo situatë do të vijojë edhe për ditën e dielë, ku reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar dhe lokalisht në veriperëndim dhe jug në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 2-6 ballë./ B.A. – CNA.al

Keni plane për fundjavën?/ Si i parashikojnë temperaturat

Keni plane për fundjavën?/ Si i parashikojnë temperaturat

Lajmet e fundit nga