LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu dhe erë gjatë natës/ Moti, sot dhe nesër

30 Gusht 2023, 07:06, Sociale CNA

Reshje shiu dhe erë gjatë natës/ Moti, sot dhe nesër

Ditën e mërkurë dhe ditën e enjte reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë orëve të natës në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë ditës do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.

Era deri ditën e mërkurë do të jetë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe në momentin e formimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 18 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Duke filluar nga dita enjte era do të fryjë me drejtim veriperëndim–juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 12-15 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë./ CNA

Lajmet e fundit nga