LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

4 Tetor 2022, 08:12, Sociale CNA

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që kthjellimet të jenë dominante, por pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Vonë gjatë natës i gjithë territori i vendit dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior -  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Ndërsa, me 5 tetor 2022, sipas MeteoAlb, paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Por, pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat veriore.

Ndërsa ultësira perëndimore parashikohet të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe pas mesdite.   

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga