
Bora në Theth arrin në 7 metra/ Pronarët e bujtinave, apel autoriteteve
Moti i keq ka shkaktuar probleme në zonat malore, ku ka rë...
Farid Borsali është rrugës për në lokalin e sindikatave, "Café des Syndicats". Ai është 56 vjeç dhe punon në fabrikën e prodhimit të automjeteve Peugeot afër Parisit. Në lokal takohen kolegët që duan të dalin në protestë kundër reformës franceze të pensioneve. "Ne bëjmë punë me turne, punojmë natën. Prandaj është e pamundur që të punojmë deri në moshën 64-vjeçare", thotë Farid. Ai është sindikalist mjaft i angazhuar. Me të dalin këto ditë në protesta më shumë se 1 milion francezë.
Punë deri në moshën 64 vjeç, në vend të daljes në pension me 62 si dikur, - këtë e parashikon reforma, që sindikatat franceze nuk duan ta pranojnë. Në Gjermani po rritet mosha e pensionit deri në 2030 në moshën 67-vjeçare. E për francezët mosha 64 vjeç është e papërfytyrueshme? Ajo që për francezët duket tmerr, është ëndërr për gjermanët.
Sisteme të ndryshme, hall i përbashkët
Sipas ekspertes për pensionet, Monika Queisser, nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim, OCED sistemet e pensioneve janë shumë të ndryshme. Por një gjë ato e kanë të përbashkët. "Së pari ka rënë përqindja e lindjeve dhe e dyta është rritur jetëgjatësia. E tani duhet parë, se si duhet të veprojmë me këtë barrë shtesë, si mund ta shpërndajmë mes shumë supeve të forta që të mos rëndohen vetëm të rinjtë. Por kjo duhet të jetë e financueshme. "Krahasimi europian i pensioneve ka të metat e veta. Shumë krahasime nuk janë të sakta, por për një këndvështrim të përgjithshëm ai mund të bëhet. Tri kritere kanë rëndësi: shpenzimet publike për to, sa i shtrenjtë është një sistem i tillë? Sa pension merr, dhe kur del në pension?
Holandezët punojnë më gjatë. Pensioni shtetëror te ta fillon me 66 vjeç. Megjithatë, shumica ndal më herët së punuari, aty te mosha 63. Edhe shumë gjermanë aktualisht ndalin së punuari rreth moshës 63 vjeç. Aktualisht kufiri shtetëror është me 64 vjeç, dhe po rritet vit pas viti. Italianët mesatarisht dalin në pension rreth moshës 63 vjeç, grekët me 60, francezet me rreth 61 vjeç.
Por për shkak të kontratave të ndryshme të punës dhe degëve të caktuara mund të ketë dallime të mëdha. Mosha reale dhe e zakonshme për daljen në pension nuk ka ndonjë dallim të madh, e shumë vende po e rrisin gradualisht moshën e daljes në pension në vitet e ardhshme. Në Francë ajo është ende e ulët, por edhe aty duhet të kesh paguar rreth 45 vite kontribute pensioni për të dalë në moshën 62 vjeç në pension.
Sa përqind merret nga rroga në pension?
Sa pension marrin në fund pensionistët në BE? Ekspertët e OECD-së, bëjnë krahasimin me përqindjen e rrogës neto të fundit. Holandezët mund të dalin në pension me 89% të rrogës neto të fundit. Grekët me 84% të saj. Francezët me 74%. Pensionistët gjermanë dalin me pak më shumë se gjysma e rrogës neto të fundit. Lituanezët marrin më pak.
Monika Queisser nga OECD mendon se "nëse vendos kriterin e 'pensionit më të mirë', atëherë sigurisht që ka disa vende europiane jugore që ende paguajnë përqindje më të larta." Janë këto vende që për krahasim japin një përqindje të madhe të kapacitetit të tyre ekonomik për pensionet. Para që mungojnë diku tjetër. Italia dhe Greqia japin 16% të vëllimit ekonomik për pensionet. Franca 13,4%. Gjermania 10.4%. Kurse Holanda përkundër kësaj jep 5%, irlandezët 3%. Megjithatë, në Holandë kush banon apo punon në vend nga mosha 15 vjeç merr një pension minimal 1218 euro. Disa degë janë të detyruara të japin pensione pune. Por edhe në Holandë po rritet mosha e pensionit.
Plakje e popullsisë në Gjermani
Sisteme të përziera të sistemeve të pensioneve të financuara nga disa shtylla private dhe të punëdhënësit si në Holandë ka edhe në Danimarkë apo Suedi, shprehet Queisser. Edhe sistemi gjerman nuk është i keq, sipas ekspertes, "por Gjermania përballet me një plakje të madhe". Në Francë gjendja ka qenë ndryshe për një kohë të gjatë, nevoja për reforma u bë e madhe tani që gjendja është bërë e vështirë. Por Farid dhe më shumë se 1 milion protestues nuk duan të ndalen. "2 vite më shumë punë do të thotë 2 vite më pak jetë", thërret Farid. Franca do të përballet me protesta edhe më të mëdha./DW
Moti i keq ka shkaktuar probleme në zonat malore, ku ka rë...
Pjesa e parë e ditës do vijojë të jetë nën ndikimin e vran...
Blerina, e martuar me Fabianin, ka treguar kushtet e v...
Ditën e hënë pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të ...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën zhvillimin e nj...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një panoramë mbi situatën e ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me situa...
I gjithë vendi nga Veriu në Jug është “mbërthyer” nga moti...
Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka zbuluar se...
Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajore me o...
Shqiptarët janë pyetur me anë të një sondazhi nëse do ta p...
Vetëm 59.3% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit nuk...
Fundjava pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosfe...
Kisha Ortodokse Autoqefale ka bërë një ankesë ndaj gazetar...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën e rrug...
Reshjet e dëborës gjatë natës kanë bllokuar rrugën e Arbri...
Gjatë dimrit, shumë turistë shijojnë rrezet e diellit në p...
Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë Emergjente, Robert H...
Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin...
Prej ditësh, moti i keq ka përfshirë territorin shqipt...
Rreth dy javë më parë transmetuam një problem të mprehtë n...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një atentat ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Paleo Fa...
Një shqiptar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e kësaj të ...
Këtë të enjte është ndaluar në Korçë një zyrtar i policisë...
Konflikti mes fqinjëve në Laknas përfundoi këtë të enj...
Mendësia se fëmija “nuk kupton”, “nuk merr vesh”, vazhdon ...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Vladimir Putin u ka bërë thirrje grave ruse që të kenë tet...
Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti ...
Plenari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë votoi sot pro zgj...
Një gjykatë gjermane mbajti anën e grupeve mjedisore t...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...