Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e kancerit të gjirit për të përmirësuar diagnozën dhe për të lehtësuar ngarkesën e punës së radiologëve, sipas rezultateve të një prove klinike në Suedi. Por studiuesit thonë se rezultatet paraprake të studimit, të përfunduar në gusht, tregojnë se kjo teknologji nuk është ende gati të zëvendësojë mbikëqyrjen nga radiologët.
Në universitetin e Lundit në Suedi rreth një milionë gra në vit i nënshtrohen ekzaminimit mamografik, thonë drejtuesit e tij.
Imazhet me rreze X të gjirit më pas analizohen zakonisht nga dy radiologë për të parë nëse ka shenja të kancerit, një metodë e quajtur “leximi i dyfishtë” që kërkon kohë. Një radiolog mund të analizojë mesatarisht rreth 50 ekzaminime në orë.
Por a mund të ndihmojë teknologjia për të lehtësuar këtë ngarkesë pune?
Studiuesit në Suedinë jugore po vlerësojnë efektin e ekzaminimeve të mbështetura nga Inteligjenca Artificiale. Kjo është prova e parë e këtij lloji që krahason dy metodat e diagnostikimit.
“Së pari, ne analizojmë ekzaminimet pa përdorur Inteligjencën Artificiale, duke shfrytëzuar avantazhet tona si mundësinë për të parë të gjithë imazhin. Pastaj përdorim pajisjen me Inteligjencë Artificiale dhe më pas mund të analizojmë shenjat në imazh”, thotë Kristina Lang, drejtuese e studimit dhe profesore e radiologjisë në Universitetin e Lundit.
Në provën klinike, e cila përfshiu mbi 80 mijë gra, studiuesit përdorën Inteligjencën Artificiale për të identifikuar ekzaminimet me një "rrezik të lartë" të kancerit të gjirit, të cilat më pas iu nënshtruan leximeve tradicionale të dyfishta nga radiologët.
Rezultatet e provës zbuluan se ekzaminimi i mamografisë nga Inteligjenca Artificiale rezultoi në një shkallë të ngjashme të zbulimit të kancerit me metodën standarde të leximit të dyfishtë nga radiologët.
Kjo pothuajse përgjysmoi ngarkesën e punës së mjekëve, leximi i të dhënave në ekran u reduktua me rreth 44 për qind.
Zonja Lang thotë se ky nivel i kursimit të kohës mund të jetë jetik, veçanërisht në zonat me mungesë personeli.
"Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ka një mungesë të madhe mjekësh. Pra, këto algoritme të analizimit të të dhënave mund të bëjnë një ndryshim vërtet të madh në rajonet, ku nuk ka ekspertë", thotë ajo.
Në Kopenhagë, në Danimarkën fqinje, Inteligjenca Artificiale në ekzaminimet e përditshme të mamografisë është përdorur që nga nëntori i vitit 2021. Rezultatet e studimit aty ishin aq mbresëlënëse, saqë mjekët danezë në maj të vitit 2022, lejuan përdorimin e Inteligjencës Artificiale për leximin e parë të mamografive të pacientëve me "rrezik të ulët", rreth 70 për qind e të gjitha ekzaminimeve, të cilat më pas analizohen nga një radiolog me përvojë.
"Mendoj se është emocionuese sepse kemi mungesë mjekësh në të gjithë vendin, veçanërisht të radiologëve për mamografitë. Tani, ne kemi një mjet të vlefshëm për të lehtësuar punën e tyre", thotë Dr. Ilse Vejborg, e cila mori pjesë në vendimin për të përdorur Inteligjencën Artificiale si një metodë për zbulimin e kancerit të gjirit në Kopenhagë.
Studiuesit suedezë thonë se hapi i tyre i ardhshëm është të mësojnë se cilat lloje kanceri u zbuluan me dhe pa mbështetjen e Inteligjencës Artificiale. 100 mijë gra janë regjistruar tashmë për këtë provë klinike.
Duhen studime të mëtejshme përpara se përdorimi i Inteligjencës Artificiale të bëhet i zakonshëm, por për pacientët si 82-vjeçarja Elisabeth Colin, teknologjia rrit shpresat se simptomat e kancerit mund të diktohen në fazat më të hershme.
"Shpresoj që do të jeni në gjendje të diktoni ndryshimet shumë më herët se tani, në mënyrë që njerëzit të mund të ndihmohen në një mënyrë tjetër", thotë ajo.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 2.3 milionë gra u diagnostikuan me kancer të gjirit në vitin 2020 dhe 685 mijë vdiqën nga kjo sëmundje në mbarë botën./ VOA
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve rel...
A ka kontribuar një përpjekje ndërkombëtare me synime pozi...
Këtë të hënë, 21 gusht moti parashikohet i kthjellët. Temp...
Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë nën dominimin e ...
“Mos u bëj merak, unë e kam si çunin tim”. I thotë dadua a...
Fundjava do të karakterizohet nga një mot i paqëndrues...
Një video e një vajze të vogël duke kërcyer po bën xhi...
Të shumtë janë qytetarët që kanë humbur jetën gjatë re...
Kur fëmija fillon shkollën, të gjithë prindërit duan që fë...
Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë n...
Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur z...
Ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dib...
Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë d...
Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësi...
Kjo javë do të karakterizohet nga mot i kthjellët i shoqër...
Stacioni meteorologjik i Agadirit, në jug të Marokut, regj...
Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimi...
Në moshën 2-3 vjeçare fëmijët shfaqin një lloj agresivitet...
Kjo e dielë do të karakterizohet nga reshje të dobëta ...
“Këto mamatë e reja janë fare, nuk kujdesen për fëmijët. A...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
Një aksident ka ndodhur sot në lagjen numër 18, në bul...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pran...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u m...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet q...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...