LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërhiqet uji në Shkodër, por disa rrugë ende të pakalueshme

24 Nëntor 2022, 09:00, Sociale CNA

Tërhiqet uji në Shkodër, por disa rrugë ende të

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00 shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m që ishte me datë 23.11.2022 në orën 16.00) (Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00 shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m që ishte me datë 23.11.2022 në orën 16.00) (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha që ishte me datë 23.11.2022 ora 16.00).

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha që ishte me datë 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm, është e kalueshme vetem me mjetet e ushtrisë.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha që ishte me datë 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendencë e nivelit te ujit është në ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha që ishte me datë 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha që ishte me datë 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Vërehet një gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuuara aktualisht dhe marrin shërbim në konvikte:

Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si më poshtë:

Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona

Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona

Nj.A Bërdicë – 2 familje me 5 persona

Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

Kanë marrë trajtim gjithsej në konvikte:

14 familje me 43 persona

Kanë kërkuar shërbim dhe u është përgatitur akomodimi (por nuk janë paraqitur):

10 familje me 30 persona

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) të akomoduar te të afërmit

Lajmet e fundit nga