LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video+Foto/ Samiti i BE-së “pastron” Tiranën

2 Dhjetor 2022, 12:03, Sociale CNA

Video+Foto/ Samiti i BE-së “pastron” Tiranën

Një ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se me 6 dhjetor do të jenë në terren forcat shqiptare të sigurisë të cilat do të bashkëpunojnë me organizatorët e samitit që janë në KiE për masat e sigurisë.

Po përtej masave të sigurisë ka edhe një aspekt tjetër.

Zona ku do të mbahet samiti po pastrohet me themel. Po shtrihen kabuj, po rregullohen lulishtet, po pastrohen mbeturinat, po lahen shkallët e Pallatit të Kongreseve, rrugët përreth e të tjera.

Në fotot e shkrepura nga LSA, e gjithë zona ku do të mbahet samiti është mbushur me punonjës ndërtimi apo me punonjës të pastrim gjelbërimit të bashkisë.

Me këtë rast po riparohen edhe trotuaret. Përfitimi i parë që i vjen Tiranës nga Samiti i BE-së, është kjo, larja, pastrimi dhe rregullimi me themel./CNA.al

Lajmet e fundit nga