LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zakoni i të ushqyerit te fëmijët/ Disa këshilla për prindërit

19 Shtator 2023, 15:30, Sociale CNA

Zakoni i të ushqyerit te fëmijët/ Disa këshilla për

Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo banane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se si e ha, pak rëndësi ka.

Shumë prindër as që u shkon në mend se çfarë roli luan ushqyerja në psikikën e fëmijës. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të hajë atë gjë, të cilën ata, të rriturit e kanë në mendje. As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psikika e fëmijës, mendja e tij, si fillon ti mësojë fëmija gjërat?

Mëndja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një shishe për tu mbushur me ushqim. Mendimi e fillon rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij. Duke filluar nga thithja e gjirit, më pas, përdorimi i mjeteve për tu ushqyer.

Fillimi i ushqimeve të forta si buka, copëzat e mishit dhe perimeve dhe frutave, të gjitha së bashku ngacmojnë psikikën e fëmijës, memorjen dhe fantazinë e tij për t’i njour, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja. Ky proces kaq i thjeshtë është i lidhur direkt me fjalën.

Nëna i emërton emrat e ushqimeve, që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për tu ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë.

Procesi i të ngrënit kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet tja japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë, jo vetëm të ngrënën si proces, por edhe të mësuarin.

Procesi i të ngrënit kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit. E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, për shembull karrigia-tavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara.

Mirë do të ishte që në orët e ushqimit, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për t’i mësuar etikën e të ngrënit. Fëmija mund të merret në tavolinë rreth moshës gjashtë muaj.

Nëna mund t'i japë pak ushqim nga pjata e saj dhe kështu fillimi i ushqimeve të reja bëhet më i thjeshtë. Prindër, ju vetë nuk respektoni regullat e ushqyerjes, madje i prishni me indiferencën më të madhe dhe pretendoni prej fëmijëve, që të jenë ngrënës të mirë.

Edhe një gjë prindër, mos u fiksoni vetëm te e ngrëna, ky fiksim pengon punën e mundimshme të fëmijës për t’u rritur, për të mësuar si t’i bëjë e realizojë edhe ai vetë gjërat. Fëmija bën përpjekje gjigande për të mësuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re, sepse jeni fokusuar vetëm te e ngrëna dhe vetëm ankoheni se fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të tij.

Mendoni vetëm “a hëngri” dhe kaq, ndërkohë, që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën, konfirmimin dhe mbështetjen tuaj, që të mund të mësojë e të rritet edhe ai.

Lajmet e fundit nga