LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Air Albania” i mbyll dyert derbit? Ja ku pritet të luhet Partizani-Tirana

16 Shtator 2023, 10:17, Sport CNA
“Air Albania” i mbyll dyert derbit? Ja ku pritet të luhet

Do të luhet edhe kjo javë e 4-të e Superiores dhe më pas sytë, vëmendja e euforia do të jetë e gjitha për derbin më të madh shqiptar, Tirana – Partizani. Rivalët e përbetuar do të rikthehen të luajnë derbin e parë të sezonit me objektiva maksimal ku të dy do të rivalizojnë javë pas jave e minutë pas minute për titullin kampion.

Kur flasim për derbi, mendojm një stadium të tejmbushur si në ndeshjet e Kombëtares, me atmosferë fantastike e mijëra tifozë që brohorasin për skuadrën e tyre të zemrës. Mirëpo, ekziston një rrezik i madh që të mos e kemi këtë.

Stadiumi ‘Air Albania’ mund të mbyllë sërish dyert për skuadrat shqiptare teksa fusha shfaq sërish probleme. Më 12 tetor, Kombëtarja pret Çekinë në një finale për kualifikueset e Euro 2024 dhe FSHF pritet të mbyllë impiantin, siç u veprua me Poloninë, për t’i lënë kohë barit të rigjenerohet.

Nëse marrim për të mirëqenë mbylljen e stadiumit dhe Partizanin që është pritës, derbi më i madh i trojeve shqiptare ka shumë gjasa të luhet në kompleksin e të kuqve “Arena e Demave”. Për klubin e Partizanit do të ishte një humbje prej dhjetra miliona lekësh nga shitja e biletave dhe sponsorat për ndeshjen.

Lajmet e fundit nga