LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barazimi me Partizanin, Tetova: Ishim më afër fitores, humbëm 2 pikë

18 Shtator 2023, 20:52, Sport CNA
Barazimi me Partizanin, Tetova: Ishim më afër fitores, humbëm 2

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas barazimit 1-1 ndaj Partizanit.

Tetova deklaroi se skuadra e tij ishte më afër fitores dhe shtoi se ekipi i tij, humbi 2 pikë sot.

"Ashtu shkoi ndeshja, ne ishim më afër fitores. Jam i lumtur. Goli i Fernandos është për arkivë. Sot mendoj se lamë 2 pikë ndaj Partizanit.

Nuk është pak të barazosh me Partizanin, por me atë humbje të penalltisë në pjesën e parë, mendoj se ishim më afër fitores. Unë kështu e shikoj.

Në 20 minutat e fundit, u munduam të ishim pak më të tërhequr. Edhe Hoxha ka disa meritat, për rezultatin.

Kishim ardhur për një rezultat pozitiv. Për mendimin tim, ne duhet të kishim dalë me fitore sot.", tha Tetova.

Lajmet e fundit nga