LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disfata 5-1 në derbi, Milani vendos për të ardhmen e trajnerit Stefano Piolit

18 Shtator 2023, 11:16, Sport CNA
Disfata 5-1 në derbi, Milani vendos për të ardhmen e trajnerit

Milan pësoi një goditje të fortë në derbin ndaj Interit që tronditi jo pak ambientin kuqezi.

“Shuplaka” që kuqezinjtë morën, nuk është e lehtë për t’u përtypur, por për momentin pankina e Stefano Pioli është e sigurt. në krye të “djallit”.

E përditshmja italiane”Corriere dello Sport” shkruan se:

Pioli është i blinduar, gëzon besimin e plotë të stafit drejtues. Në Milanelo zbritën drejtuesit e klubit të cilët zhvilluan një takim kokë me kokë më trajnerin Pioli dhe pjesën tjetër të stafit, analizuan motivet e humbjes së rëndë në derbi.

Në përfundim, Pioli mori edhe një herë besimin e stafit pasi ishte njeriu kryesor që përfundoi nën akuzë pas turpërimit të pësuar. Sigurisht, kërkohet një reagim i shpejtë duke nisur nga sfida e së martës në Champions League ku presin Njukasëllin në “San Siro”.

Lajmet e fundit nga