LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kam bërë Nejmarin të qajë disa herë”, rrëfimi i ish-drejtuesit të Barçës

22 Shtator 2022, 22:46, Sport CNA
“E kam bërë Nejmarin të qajë disa herë”,

“El Mundo” publikoi këtë të enjte një artikull që shpjegonte ditët e fundit të Nejmarit te Barcelona, para se të largohej te PSG. Sipas gazetës spanjolle, Bordi i Barçës organizoi një mbledhje për të bindur lojtarin që të mos largohej dhe të qëndronte te Barcelona. Personi i ngarkuar për të kryer bisedat me Nejmarin dhe babanë e tij ishte Raúl Sanllehí, atëherë drejtor i futboll te Barçës.

Sanllehí shpjegoi se babai i futbollistit ishte i tërbuar me Barcelonën për zbulimin e bonusit të nënshkrimit, që arrinte në 64.4 milionë euro.

“Kam qenë me këtë njeri për orë e orë të tëra dhe mendoj se e njoh aq mirë sa të di kur bën blof dhe kur thotë të vërtetën. Në këtë rast jam absolutisht i bindur, më ka treguar se ishte në anën tonë”, tha drejtuesi i Barcelonës.

“Ju kam thënë të gjithëve, veç e veç, se problemi në këtë rast ishte koka e lojtarit. Djali ishte në gjendje të keqe, ka shumë probleme personale, ishte shumë konfuz dhe shumë i pambrojtur.

Kështu që ai ka menduar gabimisht se duke ikur nga Barcelona do të ikte edhe nga problemet e tij (kur në të vërtetë ajo që duhet të bëjë është të përballet me to dhe të mos largohet). Unë kam folur drejtpërdrejt me të, në mënyrë të përsëritur, e kam bërë të qajë më shumë se një herë dhe ai më ka pranuar në më shumë se një rast se ishte i humbur”, – vijon rrëfimi i Sanllehít.

Zemërimi i babait erdhi kur pa të publikuar bonusin e nënshkrimit. “Unë nuk ju besoj, ju më keni mashtruar vazhdimisht”. Ai kërkoi t’i bëhej menjëhershme kjo pagesë në fjalë, diçka që Barcelona nuk e bëri, dhe Nejmar u largua.

Lajmet e fundit nga