LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formula 1/ Ndalet dominimi i Red Bull, Carlos Sainz triumfon në Singapor

17 Shtator 2023, 16:29, Sport CNA
Formula 1/ Ndalet dominimi i Red Bull, Carlos Sainz triumfon në Singapor

Carlos Sainz nuk zhgënjen dhe regjistron fitoren e dytë në karrierë, me pilotin spanjoll që triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit duke i dhënë kështu një sukses shumë të rëndësishëm edhe makinës Ferrari.

Pas 14 garash, në këtë Botëror një makinë jo RedBull triumfon dhe kjo vjen pas një fundjave shumë fantastike të Ferrarit, por më veçanti të Carlos Sainz.

Një garë shumë e luftuar, ndërsa në vendin e dytë u rendit Lando Norris, i cili u nis nga vendi i katërt, por administroi gjithçka, madje në disa momente ngacmoi ish-shokun e tij, Sainz, por në fund nuk ia doli.

Në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton, me britanikun që mund të konsiderohet me fat, kjo pasi Russell u përplas në kthesat e fundit.

Lajmet e fundit nga