LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi turpëron keq Milanin, triumf me “manita” në derbi

16 Shtator 2023, 19:59, Sport CNA
Interi turpëron keq Milanin, triumf me “manita” në derbi

Interi ka triumfuar në derbin e parë të këtij sezoni të Serie A. Zikaltërit fituan pa probleme me rezultatin 5-1 përballë Milanit.

Një Inter që e nisi pjesën e parë mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 5’ me anë të Mkhitaryan. Teksa në minutën e 38’ shënoi Thuram për të dërguar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me avantazh të dyfishtë.

Me fillimin e pjesës së dytë u duk se Milani kishte hyrë me mendje tjetër duke gjetur golin me Leaon në minutën e 57’.

Por Interi “fiku” shpresat e kuqezinjve duke shënuar me Mkhitaryan në minutën e 69’,  Calhanoglu me penallti në minutën e 79’ dhe Frattesin në minutën e 93’.

Një fitore që vlen shumë për Interin, jo vetëm si një 3 pikësh i rëndësishëm, por edhe nga ana psikologjike duke ditur rëndësinë e një derbi.

Lajmet e fundit nga