LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investimet e FSHF në infrastrukturë nuk ndalen/ Duka inauguron një tjetër fushë të re në Kamëz

15 Shtator 2023, 17:53, Sport CNA

Investimet e FSHF në infrastrukturë nuk ndalen/ Duka inauguron

Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz i është shtuar edhe një fushë e tretë me tapet artificial, e ndërtuar nga e para e që e çon në tre numrin e fushave në këtë kompleks.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe. 

Presidenti Duka, u takua me fëmijët e disa prej akademive që stërviten në këtë kompleks dhe u premtoi atyre se FSHF do të vazhdojë investimet.

“Projektet e Federatës së Futbollit për të përmirësuar infrastrukturën e stërvitjes janë pikërisht projekte për ju, për fëmijët që stërviten këtu, por jo vetëm këtu. Ky projekt quhet projekti “100 fushat” dhe ka filluar të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Para pak ditësh përfunduam një fushë në Arbanë, një tjetër në Vorë, vazhdojnë punimet në disa fusha të tjera, me qëllim që ju të keni kushte sa më të mira.  Por jo vetëm ju, edhe shokët e juaj që nuk kanë ardhur akoma në futboll. Edhe ata të afrohen sa më shumë në futboll. Futbolli do t’ju bëjë qytetarë më të mirë, më të shëndetshëm”, tha Duka.

Ai motivoi të rinjtë të mos largohen nga Futbolli pavarësisht aktivizimit që kanë. 

"Asnjë nga ju, pavarësisht nëse trajneri do t’ju aktivizojë 90 minuta apo më pak, mos u largoni nga futbolli. Pavarësisht nëse do të bëheni futbollistë apo nuk do të bëheni futbollistë shumë të mirë. Megjithëse ju të gjithë doni të bëheni si Ronaldo apo si Mesi. E rëndësishme është që edukoheni më mirë këtu, se sa ta kaloni kohën jashtë fushave të futbollit. Pikërisht për këtë Federata e Futbollit bën maksimumin, që juve t’ju krijojë kushte sa më të mira, fusha sa më të mira, profesorët padyshim që i keni të mirë dhe vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e tyre. Keni uniforma nga Federata e Futbollit, keni topat gjithashtu”, u shpreh Duka.

Kreu i FSHf premtoi se do të ketë më shumë projekte.

"Do mundohemi të bëjmë sa më shumë projekte, që ju të keni kushte më të mira dhe të bëheni futbollistë. Sot jemi për të inauguruar këtë fushë dhe ky projekt do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë. Uroj që të bëheni, e para qytetarë të devotshëm për Shqipërinë, por pse jo edhe futbollistë shumë të mirë për të përfaqësuar ekipin kombëtar shqiptar. Nuk është çudi që ndonjë nga ju, apo disa nga ju, ta përfaqësojë Shqipërinë pas pak vitesh dhe të na bëni krenarë, siç po na bën me rezultatet dhe fitoren e fundit kundër Polonisë. Ju uroj suksese dhe uroj që të luani sa më mirë futboll!”/ CNA

Lajmet e fundit nga