LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet pjesa e parë, Laçi dominon Teutën

15 Shtator 2023, 16:53, Sport CNA
Mbyllet pjesa e parë, Laçi dominon Teutën

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Laçit dhe Teutës, e vlefshme për javën e tretë në Superiore.

Pas 45 minutave të para, kurbinasit kryesojnë 2-0 dhe me një dominim ndaj durrsakëve.

Sobowale i dha avantazhin bardhezinjve në minutën e 11-të, ndërsa në minutën e 27-të, ishte Ujka, i cili dyfishoi shifrat me një supergol.

Trajneri i Teutës, Diego Longo, i pakënaqur me ekipin, bëri dy zëvendësime në minutën e 37-të, duke larguar Gjinollarin dhe Iljazin, për të aktivizuar dy sulmues si Daci dhe Gjata.

Lajmet e fundit nga