LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshja Izrael-Shqipëri, zbulohet arbitri që do të drejtojë sfidën

23 Shtator 2022, 09:44, Sport CNA
Ndeshja Izrael-Shqipëri, zbulohet arbitri që do të drejtojë

Shqipëria do të luajë nesër ndaj Izraelit, në një sfidë që do të gjykohet nga një katërshe arbitrash lituanezë.

Ky takim i është besuar kryesorit Donatas Rumsas, i cili ka gjykuar 217 ndeshje gjithsej në karrierën e tij.

Ai vendos drejtësi në kampionatin lituanez prej pak vitesh, por gjithashtu ka arbitruar edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, por edhe në Europa League.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve ka gjykuar vetëm një takim, atë mes Sherif Tiraspol- Shahjtor në dhjetor 2021.

Asistentët e tij do të jenë: Dovidas Suzidelis, Aleksandër Radius dhe Robertas Valikonis. Ndërsa në VAR do të jenë spanjollët Munuera dhe ndihmësasistenti Prieto.

Lajmet e fundit nga