LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon kryesuesja e kampionatit, ja renditja në Superiore

15 Shtator 2023, 18:10, Sport CNA

Ndryshon kryesuesja e kampionatit, ja renditja në Superiore

Me takimin mes Laçit dhe Teutës, është mbyllur java e tretë e Superiores, ku nuk kanë munguar golat e shumtë, teksa kanë ndryshuar edhe shumë pozita në renditjen e Superiores.

Tirana që mundi Skënderbeun në shtëpi, ka marrë kryesimin e vetme me 7 pikë, teksa korçarët renditen të dytët me 6 pikë, aq sa ka edhe Egnatia e vendit të tretë. Vendin e katërt në klasifikim, e zë Vllaznia dhe janë pikërisht katër vendet e para, që në fund do të luftojnë për titullin kampion.

Partizani zë vendin e pestë pas javës së tretë, por ka një ndeshje më pak së bashku me Teutën, pasi në debutim është shtyrë ndeshja për shkak të Europës. Në kuotën e 4 pikëve është edhe Laçi, i ndjekur nga Dinamo, Erzeni e Teuta. I vetmi ekip në Superiore pa pikë, është Kukësi i vendit të fundit që është mundur në 3 ndeshjet e para.

Ndryshon kryesuesja e kampionatit, ja renditja në Superiore

Lajmet e fundit nga