LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka dyshime, Reja fikson titullarët/ Shqipëria, e gjitha në sulm në sfidën ndaj Izraelit

23 Shtator 2022, 08:57, Sport CNA
Nuk ka dyshime, Reja fikson titullarët/ Shqipëria, e gjitha në

Shqipëria do të sfidojë Izraelin, në ndeshjen që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45, teksa ekipi i Edi Rejës ka mbyllur dje përgatitjet, dhe paraditen e sotme do të fluturojë me çarter drejt Tel Avivit në një udhëtim që pritet të zgjatë 3 orë e gjysmë.

FORMACIONI – Teksa dhe ndryshimi i skemës do të vijë këtë ndeshje, ku trajneri italian pritet që të kalojë te moduli me katër mbrojtës, sa u përket lojtarëve mendohet që do ta nisin nga minuta e parë:

Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Elseid Hysaj dhe Frederik Veseli, që do të formojnë repartin e mbrojtjes.

Në mesfushë, e cila do të përbehet nga tre lojtarë dhe Nedim Bajrami përpara tyre, pritet të jetë me Gjasulën, Abrashin dhe Asllanin.

Ndërsa në sulm, Shqipërinë do ta udhëheqë drejt kërkimit të një fitoreje dyshja Broja-Cikalleshi, ndërkohë që Myrto Uzuni mund të aktivizohet në pjesën e dytë, si pasojë e shqetësimit që ka.

Lajmet e fundit nga