LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ofertat për Rrapajn, Partizani vendos për të ardhmen e mesfushorit

24 Janar 2023, 12:35, Sport CNA
Ofertat për Rrapajn, Partizani vendos për të ardhmen e

Partizani merr vendim për mesfushorin vlonjat, Arinaldo Rrapaj. Sot u publikua lajmi se lojtari ka pasur ofertë nga bullgarët e Ludogorets dhe norvegjezët e Valerengës.

Burime zyrtare në klubin e kuq konfirmuan se është aktivizuar opsioni i rinovimit të kontratës me vlonjatin deri në vitin 2025.

Kjo lëvizje e Partizanit i paraprin një shitjeje të mundshme në të ardhmen, por për momentin vendimi i klubit është që Rrapaj të mbyllë këtë sezon si i kuq dhe më pas në verë të shqyrtohen të gjitha ofertat nga jashtë Shqipërisë.

Klubi i kuq ka konfirmuar për gazetën se vlonjati ka tashmë një kontratë në fuqi deri në verën e vitit 2025.

Lajmet e fundit nga