LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Përforcohet” Partizani, dy “armë” shtesë për trajnerin Zekiç

17 Shtator 2023, 10:30, Sport CNA
“Përforcohet” Partizani, dy “armë” shtesë

Partizani nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë stërvitjen për duelin me Egnatian, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nsiur që nga ora 18:30. Kjo përballje do të zhvillohet në “Arenën e Demave”, ku të kuqtë do të tentojnë të rikthehen te fitorja në kampionat.

Lajm i mirë për Zoran Zekic përpara një sfide të vështirë është rikthimi i Eros Grezdës. Sulmuesi është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, i cili prej 3 ditësh nuk stërvitej për shkak të një problemi familjarë. Gjithsesi tashmë është nën urdhrat e kroatit dhe pritet që të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Ndërkohë një tjetër “armë” plus për Zekic është edhe Emiliano Villa. Ky i fundit është vënë menjëherë nën urdhrat e kroatit dhe ka nisur të marrë ngarkesën e duhur, teksa gjasat janë që të ketë disa minuta ndaj rrogozhinasve.

Kujtojmë se Partizani ka arritur të grumbullojë 4 pikë në kampionat, ndërsa ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërkohë Egnatia ka arritur në kuotën e 6 pikëve pas 3 javëve të para të kampionatit.

Lajmet e fundit nga