LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prishtina e Currit fiton në transfertë, Drita e mbyll në barazim

18 Mars 2023, 16:02, Sport CNA
Prishtina e Currit fiton në transfertë, Drita e mbyll në barazim

Prishtina e drejtuar nga trajneri Debatik Curri rikthehet te suksesi në kampionat. Kryeqytetasit mposhtën në transfertë me shifrat 0-1, Drenicën teksa goli vendimtar u shënua nga mbrojtësi Bujar Pllana në minutën e 33-të të pjesës së parë. Duket se rikthimi i Currit te bardhekaltërit ka ndikuar për mirë te lojtarët e Prishtinës teksa pas kualifikimit në Kupë, vjen edhe fitorja në kampionat.

Pas këtij trepikëshi, Prishtina ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt të kampionatit. Nga ana tjetër, Drenica mbetet e fundit me 23 pikë pas 26 ndeshjesh të luajtura. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Drita nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Malishevës.

Gjilanasit u ndalën pas fitores në derbi, megjithatë mbeten në krye të kampionatit me 52 pikë, edhe pse në rast suksesi të Ballkanit e humbasin kryesimin. Sakaq, Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 29 pikë.

Lajmet e fundit nga