LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria shkruan historinë, shkon në Europian si “kokë” grupi

20 Nëntor 2023, 22:47, Sport CNA

Shqipëria shkruan historinë, shkon në Europian si

Shqipëria barazoi pa gola në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe.

Raste të pakta shënimi, me një dominim të lehtë të kuqezinjve, që gjithsesi e kishin të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Një barazim që i garanton Shqipërisë vendin e parë në grup dhe kualifikohet në Europian si kryesuese, për herë të parë në histori. Kombëtarja shqiptare kualifikohet në Europian si “kokë” grupi me 15 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të dytë.

Pas ndeshjes, në fushë shpërtheu festa, me kuqezinjtë që festuan kështu kualifikimin në Europianin e Gjermanisë, që do të mbahet verën e ardhshme.

Lajmet e fundit nga