LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri Gvozdenoviç e nis në “sulm”: Rikthej Skënderbeun e artë, në çdo fushë vetëm për fitore

24 Nëntor 2022, 13:46, Sport CNA
Trajneri Gvozdenoviç e nis në “sulm”: Rikthej

Ivan Gvozdenoviç është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut. Siç ishte përfolur prej ditësh, ish-lojtari i njohur i Superiores ka marrë drejtimin e korçarëve. Pasi është prezantuar nga presidenti Ardjan Takaj, ai ka folur edhe fjalët e para si “timonier” i bardhekuqve.

Ai është shprehur i bindur se skuadra korçare do të rikthehet te sukseset e dikurshme. Në fund e ka mbyllur duke premtuar vetëm fitore. Në kanalin zyrtar të klubit të Skënderbeut thuhej:

“Ivan Gvozdenoviç, zyrtarisht bardhekuq.

Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar sot teknikun e ri bardhekuq.

Fillimisht presidenti bardhekuq ka falenderuar ish-trajneri Migen Memelli për punën e zhvilluar në klub dhe me pas vijoi me prezantimin e trajnerit të ri.

Në fjalën e tij trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur që rikthehet në Korçë, tashmë ne rolin e trajnerit.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndier ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore”, u shpreh trajneri bardhekuq.

Lajmet e fundit nga