LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre gola të shënuar, Tirana triumfon ndaj Kukësit

18 Shtator 2023, 17:57, Sport CNA
Tre gola të shënuar, Tirana triumfon ndaj Kukësit

Tirana mposhti Kukësin me rezultatin 2-1 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superiore.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gol, e dyta nisi me bardheblutë më kërkues. Ardit Hila zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërsa Doka realizoi edhe të dytin në minutën e 82-të.

Golin e vetëm për verilindorët e shënoi Mario Beshiraj në fundin e takimit.

Me këtë fitore, Tirana shkëputet në krye me 10 pikë, ndërsa Kukësi mban vendin e fundit, pa asnjë pikë.

Lajmet e fundit nga