LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çudia me Tiranën, prezanton blerje të bujshme por e ka merkaton ende të bllokuar nga FIFA

24 Janar 2023, 16:10, Sport CNA
Çudia me Tiranën, prezanton blerje të bujshme por e ka merkaton

Tirana ka afruar dy lojtarë në këtë merkato, por ata ende nuk janë regjistruar. Klubi ende nuk ka zhbllokuar merkaton e lojtarëve për të regjistruar emra të rinj.

Dje nga FSHF-ja është konfirmuar se Tirana nuk ka zhbllokuar merkaton dhe nuk ka regjistruar Abazajn dhe Lushkjën, pavarësisht se i ka prezantuar të dy lojtarët. Nga ana tjetër janë larguar Limaj, Zhivanaj, Kallaku dhe disa lojtarë të tjerë.

Kujtojmë që Tirana ka merkato të bllokuar për shkak të gjyqeve me tre lojtarë si Torasa, Kale dhe Vairinen, të cilët duhet të paguhen për mbi 250 mijë euro.

Lajmet e fundit nga