LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zaniolo-Milan, java vendimtare. Maldini ka vendosur kushtet

24 Janar 2023, 15:56, Sport CNA
Zaniolo-Milan, java vendimtare. Maldini ka vendosur kushtet

Merkato e Milanit është ndezur në ditët e fundit pasi drejtuesit e kuqezinjve përsëritën vazhdimisht se nuk do të kishte përforcime. Tani kuqezinjtë në fakt po përpiqen realisht për Nicolò Zaniolo që ka vendosur te largohet nga Roma.

Nuk do të jetë e lehtë, si për shkak se verdhekuqte kanë kërkesa shumë specifike, ashtu edhe për shkak se koha po mbaron duke qenë se merkato e janarit do të mbyllet pikërisht për një javë, por do të tentohet.

Siç raportohet sot në mëngjes nga La Gazzetta dello Sport, pasi ka arritur nje akord me agjentin e Zaniolo, Milani po ofron një huazim të rëndë me të drejtë blerjeje, një formulë që Roma absolutisht nuk dëshiron ta pranojë sepse dëshiron një transferim të përhershëm ose më së shumti një hua me detyrim për blerje.

Kuqezinjtë nuk do të donin të kalonin përtej një çeku prej rreth 18 milionë eurosh dhe bonuse per te arritur ne total te 22 mln euro bashke me huazim, ndërkohë që vlerësimi i klubit roman është padyshim më i lartë.

Te Milani nuk e mohojnë interesin, por njëkohësisht mohojnë të kenë paraqitur oferta zyrtare (përflitet për një propozim për huazim me të drejtë blerje për 22 milionë gati për t’u bërë detyrim me kualifikimin në Champions League. ).

Lajmet e fundit nga