LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Partizani prezanton mesfushorin

15 Shtator 2023, 18:52, Sport CNA
ZYRTARE/ Partizani prezanton mesfushorin

Emiljano Vila, është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Klubi i kuq, ka njoftuar këtë të premte, firmën me mesfushorin 35-vjeçar.

Pas largimit nga Teuta, Vila rikthehet te Partizani, pjesë e të cilëve ishte 5 sezone më parë.

Njoftimi i klubit:

Partizani njofton rikthimin e Emiliano Vilës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Vila do të jetë pjesë e Kampionëve të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Pas eksperiencës pozitive me Teutën sezonin e kaluar Vila rivesh fanelën e kuqe.

Lajmet e fundit nga