LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Pasardhësi i Memellit, Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

24 Nëntor 2022, 11:18, Sport CNA

ZYRTARE/ Pasardhësi i Memellit, Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

Nuk ka më dyshime, Ivan Gvozdenoviç është trajneri i ri i Skënderbeut. Ish-mbrojtësi rikthehet në Korçë, por këtë herë më një tjetër status: atë të trajnerit, teksa do të zëvendësojë pogradecarin Migen Memelli.

Gvozdenoviç u prezantua ditën e sotme nga presidenti Takaj, teksa do të jetë i treti i huaj që drejton Skënderbeun, pas Stanislav Levit dhe Agostinelit.

ZYRTARE/ Pasardhësi i Memellit, Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

44-vjeçari mori dje në mesditë fluturimin për në Tiranë dhe direkt u nis në juglindje të Shqipërisë ku u prezantua edhe zyrtarisht si trajner i Skënderbeut.

Gvozdenovic ka luajtur edhe si futbollist në Korçë, teksa ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit korçar në sezonet 2011-2014. Së fundmi ai ka punuar si trajner dhe ka disa eksperienca në skuadra të ndryshme, ku e fundit ishte me ekipin rumun, Foresta Suceava.

Duket se lidhja shpirtërore dhe njohja e ambientit e ka rikthyer Gvozdenoviçin në Korçë./CNA.AL

Lajmet e fundit nga