LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 milionë përdorues i bashkohen rivalit të "Twitter"

6 Korrik 2023, 07:42, Tech CNA

5 milionë përdorues i bashkohen rivalit të "Twitter"

Shefi i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg, ka thënë se aplikacioni i sapolançuar “Threads” i kompanisë synon të tejkalojë "Twitter"-in.

Ekspertët thonë se “Threads” mund të tërheqë përdoruesit e "Twitter"-it të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

“Threads”, i cili nuk po lançohet tani në vendet e Bashkimin Evropian, i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me "Twitter"-in.

Aplikacioni kaloi pesë milionë regjistrime në katër orët e para, tha Zuckerberg.

Konkurrentët kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë.

Kjo mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të shfletimit të lidhura me identitetin e përdoruesve, sipas Apple App Store./ CNA

Lajmet e fundit nga