LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari: Chat GPT po përdoret për t’i gjetur zgjidhjen tumorit në bazë të ADN-së

28 Qershor 2023, 22:59, Tech CNA

Gazetari: Chat GPT po përdoret për t’i gjetur zgjidhjen tumorit

Inteligjenca Artificiale po përdoret masivisht si nga qytetarë të thjeshtë edhe nga ekspertë të fushave të ndryshme.

Gazetari Gazetari Arbër Kadia tha mbrëmjen e sotme se mjekësia po përdor inteligjencën artificiale për të gjetur pyetje të shumta rreth tumorit, e më konkretisht po përdoret Chat GPT.

Ai deklaroi në emisionin e Erla Mëhillit se me Inteligjencën Artificiale, çdo pacienti mund t’i gjendet zgjidhja për tumorin specifik.

“Sot një mjeku i duhen 20-30 vjet për t’u bërë një mjek i duhur në nivelin e profesorit e madje dhe më shumë. Një GPT mund të gjejë përgjigjen e shumë pyetjeve në shumë pak kohë. Janë laborator që analizojnë gjakun bëjnë testime dhe në momentin që gjendet zgjidhje, aktualisht po bëhet për kancerin. Çdo pacienti mund t’i gjendet zgjidhja për kancerin specifik që ka. Këtu është e mrekullueshme”, tha ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga