
Aksionet e "Apple" bien pas raportimeve të ndalimit të iPhone nga qeveria kineze
Aksionet e "Apple" kanë rënë për të dytën ditë radhazi pas...
Një kompani e re teknologjie në Kaliforni po përdor inteligjencën artificiale për të zbehur theksin tek punonjësit e një kompanie që operon në fushën shërbimit ndaj klientit përmes telefonit, me qëllim uljen e diskriminimit. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble, kritikët thonë se kjo nismë po zhduk diversitetin kulturor.
Në ekonominë botërore, telefonatave për shërbimin ndaj klientit, mund t’i përgjigjet dikush që gjendet në anën tjetër të botës. Punonjësit e kompanive që veprojnë në fushën e reklamimit dhe shërbimit ndaj klientit trajnohen për muaj të tërë për të komunikuar siç duhet me klientët, të cilët kanë gjuhë dhe kulturë tjetër.
Pavarësisht këtyre seancave për forcimin e aftësive të tyre, të folurit karakteristik bazuar tek origjina e tyre, del shpesh në pah.
“Thuajse çdo ditë këta punonjës përballen me diskriminim dhe ndonjëherë edhe me abuzim”, thotë Sharath Keshava Narayana, bashkëthemelues i kompanisë Sanas
Zoti Narayana është bashkëthemelues i kompanisë me bazë në Kaliforni, Sanas, që përmes teknologjisë mund të rregullojë shqiptimin e folësit, me qëllim për ta bërë sa më pak të dallueshëm theksin. Si në rastin e këtij punonjësi nga Filipinet.
“Përshëndetje. Quhem Igi. Jam nga Paranake”.
“Hi, my name is Iggy, I am from Parañaque.”
“Hi, my name is Iggy, I am from Parañaque.”
Dallimi është i lehtë, por zoti Narayana thotë se po i ndihmon punonjësit të shmangin diskriminimin.
“Ne nuk po përpiqemi të fshehim faktin se një person është nga India apo Filipinet. Por zëri duhet të dalë i qartë, të krijojë idenë e një individi plot vetëbesim dhe mprehtësi që të nxisë dëshirën e telefonuesit për të zhvilluar një bisedë me të”, thotë ai.
Diskrimimi nga telefonuesit eshtë një nga shkaqet kryesore të shkarkimeve nga puna të këtyre punonjësve. Vetë zoti Narayana ka punuar në një zyrë të shërbimit ndaj klientit, edhe pse nuk shfajëson sjelljen e telefonuesve, thote se i kupton ata.
“Kur dëgjojnë theksin, gjëja e parë që shoh është mungesa e besimit tek ky person. Ideja se kanë pritur shumë kohë për të zgjidhur një problem dhe tani po komunikojnë me një person me të cilin e kanë të vështirë të bëjnë lidhjen e zërit dhe kanë pikëpyetjen se a mundet që t’ua zgjidhë ky person problemin", thekson ai.
Sociologu Aneesh Aneesh thotë se mjete si Sanas mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës për agjentët e zyrës së shërbimit ndaj klientit.
Megjithatë ai shqetësohet se këto aplikacione tregojnë prirjet dehumanizuese në teknologji, zhdukjen e diversitetit kulturor.
“Shumica e komunikimit tonë ndërmjetësohet përmes disa teknologjive. Por kur teknologjitë fillojnë të ndryshojnë theksin tonë, në fakt ato transformojnë thelbin tonë”, thotë sociologu.
Zoti Narayana thotë se edhe pse sistemi Sanas nuk është i detyrueshëm, 97 për qind e e punonjësve e përdorin atë.
“Kam dëgjuar thirrjet e mia pasi kam përdorur Sanas. Tingëllon sikur anglishtja është gjuha ime e parë, kur në fakt nuk është kështu. Një zgjidhje përmes teknologjisë që më lejon të mos ndryshoj theksin, por personi tjeter më kupton shumë shumë qartë. A nuk është diçka e mrekullueshme? " , thotë ai.
Për momentin, inteligjenca artificiale duket se i ndihmon njerëzit të lidhen me njëri tjetrin./ VOA
Aksionet e "Apple" kanë rënë për të dytën ditë radhazi pas...
Japonia lëshoi të enjten një raketë që mbante një anije të...
Në gjithë botën, serverët e të dhënave sa shkojnë e shtohe...
Nxjerrja e befasishme në treg e telefonit të ri nga gjigan...
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësi...
Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Ba...
Një mjet i ri po prezantohet nga Google në një përpjekje p...
NASA dëshiron të çojë pasagjerë nga Nju Jorku në Londë...
Yuval Noah Harari argumenton se Inteligjenca Artificiale k...
Funksioni i bllokimit do të hiqet për përdoruesit e X, dik...
Firma kineze e teknologjisë Xiaomi zhvilloi për herë të pa...
Mbrojtësit e reformës në polici në Shtetet e Bashkuara arg...
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po sheh mundësi...
Firma Ford ka thelluar luftën e çmimeve në tregun e makina...
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërk...
Administrata kineze për Hapësirën Kibernetike ka propozuar...
iPhone 15 Pro i Apple thuhet se do të ketë ndryshime të më...
Llogaria e Kanye West është rikthyer në Twitter pas një nd...
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg ka bërë me dijea se plat...
"WhatsApp" njoftoi opsionin e ri ku përdoruesit do të mund...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...