LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inteligjenca Artificiale zëvendëson reporterët/ “Bild” planifikon të shkurtojë 200 punonjës

22 Qershor 2023, 21:43, Tech CNA

Inteligjenca Artificiale zëvendëson reporterët/

Gazeta gjermane “Bild” po përgatitet për një të ardhme dixhitale të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (AI).

“Bild” ka planifikuar të shkurtojë qindra vende pune, ndërsa është duke rritur përdorimin e inteligjencës digjitale.

Axel Springer, botuesja e gazetës më të shitur ditore në Gjermani, u tha punonjësve se gazeta do të hiqte 6 nga 18 botimet e saj dhe do të mbyllte dy të tretat e zyrave. Ajo deklaroi se kompania po planifikon të prodhojë dhe të menaxhojë gazetat në formë digjitale nga Berlini.

Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine” do të shkurtohen rreth 200 vende pune, pasi media pretendon se përdorimi i Inteligjencës Artificiale krijon më shumë kohë dhe hapësirë për krijimtarinë e gazetarëve, redaktorët dhe reporterët.

Numri i punonjësve që do shkarkohen nuk është konfirmuar nga botuesja e “Bild”, megjithëse ajo ka deklaruar se do të jetë numër treshifror, raporton “CNN”.

Rolet e redaktorëve, fotoreportërve, korrektorëve dhe punonjësve të tjerë të përfshirë në krijimin e lajmeve, nuk do të jenë më si sot, le të themi që nuk do të ekzistojnë më.

“Fatkeqësisht ne duhet të ndahemi me kolegët që kanë detyra që zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale dhe që nuk janë në gjendje të gjejnë një vend me këtë strukturë të re”, tha Springer./ CNA.al

Lajmet e fundit nga