LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kina propozon kufizime/ Jo më shumë se 2 orë telefon në ditë për fëmijët

3 Gusht 2023, 12:35, Tech CNA

Kina propozon kufizime/ Jo më shumë se 2 orë telefon në

Administrata kineze për Hapësirën Kibernetike ka propozuar disa rregulla që kufizojnë përdorimin e telefonave.

Administrata kërkon që të miratohet rregulli për të mos lejuar më shumë se dy orë në ditë përdorimin e smartfonave nga moshat nën 18 vjeç.

Konkretisht është propozuar që përdoruesit nga 16-18 vjeç të shpenzojnë deri dy orë në ditë në telefon, moshat 8-16 vjeç deri në një orë, ndërsa fëmijët nën 8 vjeç vetëm 8 minuta.

Megjithatë, administrate deklaron se prindërit do të lejohen të heqin kufizimet për fëmijët e tyre.

Përveç kësaj, të miturve do t'u ndalohet qasja në internet në telefon nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit, raporton Sky Neës.

Propozimi vjen në një kohë kur autoritetet kineze janë gjithnjë e më të shqetësuara për varësinë e të rinjve nga interneti.

Nëse propozimi miratohet, ai mund të prekë kompanitë e mëdha si “TikTok”, “Tencent”, “ByteDance”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga