
Fjalëkalimet më të përdorura në botë/ Kujdes nga hakerat
Teksa ju mendoni se cili mund të jetë një fjalëkalim q...
Bordi drejtues i kompanisë OpenAI, e cila prodhon programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, largoi nga detyra drejtorin ekzekutiv dhe bashkëthemeluesin e kompanisë, Sam Altman, pas asaj që e cilësoi humbje të besimin tek aftësitë e tij, për të udhëhequr më tej kompaninë. OpenAI do të drejtohet tashmë nga Mira Murati, në detyrën e drejtores ekzekutive të përkohshme. 34 vjeçarja me origjinë shqiptare, e lindur në Vlorë, u larguar nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare. Ajo përfundoi shkollën e mesme në Kanada ndërsa studimet e larta për inxhinieri mekanike në Kolegjin Dartmouth të Shteteve të Bashkuara.
Vendimi u mor pas një procesi shqyrtimi nga i cili rezultoi se zoti Altman “nuk kishte qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet” me bordin, thuhet në deklaratën e qarkulluar.
Gjatë një viti, zoti Altman udhëhoqi kompaninë OpenAI, ndërsa fitoi famë në rangë global me programin ChatGPT. Ai u bë gjithashtu zëri më i kërkuar i fushës së kompanive të teknologjisë në lidhje me rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale.
“Mendoj se do të krijohen shumë më tepër mundësi punësimi dhe se situata do të përmirësohet”, thoshte zoti Altman gjatë një dëshmie në Senatin amerikan.
Largimi i tij i papritur dhe i pashpjeguar qartë, solli pasiguri për të ardhmen e këtij sektori. Ndërsa kompania do të jetë në kërkim të një drejtuesi të ri, funksionet e drejtorit ekzekutiv iu kaluan menjëherë Mira Muratit, drejtuese për teknologjinë në kompaninë OpenAI, e cila ka drejtuar prodhimin e programit ChatGPT. Zonja Murati është me origjinë shqiptare dhe ka ndjekur studimet në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Në njoftimin e kompanisë thuhej se edhe një tjetër bashkëthemelues dhe njëkohësisht kryetar i bordit, Greg Brockman, do të largohej nga roli i tij drejtues, por se do të vazhdonte të kishte rol në kompani, ku mban edhe detyrën e presidentit.
Por, zoti Brockman shkruajti më vonë rrjetin X, duke informuar se u kishte dërguar të gjithë punonjësve mesazhin se: “Bazuar në lajmet e sotshme, unë jap dorëheqjen”.
Në një tjetër mesazh ai sqaron se në mungesë të tij, gjatë një takimi virtual të bordit ishte komunikuar shkarkimi i drejtorit ekzekutiv. Zoti Brockman shprehu tronditjen për këtë zhvillim.
Kompania OpenAI nuk iu përgjigj pyetjeve se për çfarë mungese sinqeriteti bëhej fjalë. Zoti Altman shkruajti të premten në rrjetin X, se: “Më pëlqeu koha në OpenAI. Ishte transformuese për mua personalisht, dhe shpresoj disi edhe për botën. Mbi të gjitha më pëlqeu të punoja me njerëz kaq të talentuar. Do të kem më shumë për të thënë për ato çfarë do të vijnë më pas”.
Të enjten, ai mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të drejtuesve të kompanive në kuadrin e konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në San Françisko, ku ka edhe selinë kompania OpenAI.
Kompania Microsoft, partnere kryesore në biznes e kompanisë OpenAI, ka investuar miliarda dollarë në këtë kompani dhe ka ndihmuar në sigurimin e fuqisë kompjuterike për të operuar sistemet e saj të inteligjencës artificiale. Kompania Microsoft deklaroi të premten se tranzicioni nuk do të ndikojë në këtë marrëdhënie biznesi./ VOA
Teksa ju mendoni se cili mund të jetë një fjalëkalim q...
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Elon Musk për përsëritjen ...
Një ekspert i inteligjencës artificiale i ka thënë The...
Microsoft njoftoi kontributin e tij më të fundit në ga...
Amazon ka një punë të re për robotin e saj Astro: Një ...
Pas 15 ditësh, do të fillojë tregtimi i automjetit më të p...
Nepali është shteti i radhës i cili ndaloi përdorimin ...
Një aplikacion SMARTPHONE do të jetë në gjendje të tregojë...
Astronautët e NASA-s lëshuan aksidentalisht kutinë e vegla...
Shkencëtarët kanë zbuluar vrimën e zezë më të vjetër deri ...
Modeli i nivelit fillestar i prodhuesit amerikan të automo...
Elon Musk ka lançuar një chatbot me AI të quajtur Grok...
Në luftën e tij për të bërë miliarda kursime, Volkswagen k...
Jensen Huang dhe Lisa Su kanë shumë të përbashkëta. Shefat...
Mbretëria e Bashkuar, SHBA, BE dhe Kina kanë rënë dakord q...
Shqipëria do të nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inte...
Facebook dhe Instagram po lançojnë abonime në pjesën më të...
Disa aplikacione mund të shkarkojnë baterinë tuaj të i...
Hëna sateliti më i madh i Tokës ka qenë prej kohësh një bu...
Stacioni i ri hapësinor i Rusisë do të vijë online në ...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasit me iniciale J.G. d...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja p...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...