LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Microsoft” ngre alarmin/ Hakerat po sulmojnë rrjetet e energjisë duke shfrytëzuar softuerin e vjetër

23 Nëntor 2022, 16:18, Tech CNA
“Microsoft” ngre alarmin/ Hakerat po sulmojnë rrjetet e
Foto ilustruese

“Microsoft” ka paralajmëruar se hakerat po sulmojnë sektorin e energjisë duke shfrytëzuar softuerin e vjetër disa dekadash.

Në një analizë të publikuar të martën, studiuesit e “Microsoft” thanë se kishin zbuluar një komponent të cenueshëm me burim të hapur në serverin e internetit Boa, i cili përdoret ende gjerësisht në një sërë ruterash dhe kamerash sigurie, si dhe komplete të njohura të zhvillimit të softuerit (SDK).

TenchCrunch raporton se gjiganti i teknologjisë e identifikoi komponentin, ndërsa hetonte një ndërhyrje të dyshuar në rrjetin elektrik indian në prill, ku sulmuesit e sponsorizuar nga shteti kinez përdorën pajisje IoT për të fituar një terren në rrjetet e teknologjisë operative (OT).

“Microsoft” tha se ka identifikuar një milion komponentë të serverit Boa të ekspozuar ndaj internetit në nivel global gjatë një periudhe njëjavore, duke paralajmëruar se komponenti i cënueshëm përbën një "rrezik të zinxhirit të furnizimit që mund të prekë miliona organizata dhe pajisje".

““Microsoft” vazhdon të shohë sulmues që përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë e Boa përtej afatit kohor të raportit të publikuar, duke treguar se ai është ende në shënjestër si një vektor sulmi”, tha "Microsoft".

Kompania ka paralajmëruar se zbutja e këtyre të metave të Boa është e vështirë për shkak të popullaritetit të serverit të uebit. “Microsoft” rekomandon që organizatat dhe operatorët e rrjetit të korrigjojnë pajisjet e cënueshme kur është e mundur, të identifikojnë pajisjet me komponentë të cënueshëm dhe të konfigurojnë rregullat e zbulimit për të identifikuar aktivitetin keqdashës./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga