LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeti i ri i Google zbulon imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

29 Gusht 2023, 17:46, Tech CNA

Mjeti i ri i Google zbulon imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

Një mjet i ri po prezantohet nga Google në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e dezinformatave. Gjigandi i teknologjisë, në veçanti, po teston një mjet dixhital për të identifikuar imazhet e bëra nga Inteligjenca Artificiale.

Imazhet që janë produkt i inteligjencës artificiale prodhohen gjithnjë e më shumë me programin e prodhimit Midjourney që ka më shumë se 14.5 milionë përdorues, shkruan Protothema.

Me këtë shërbim të veçantë, është e mundur të krijohen imazhe në sekonda, thjesht përmes udhëzimeve me tekst. Megjithatë, pyetjet lindin automatikisht për të drejtat e autorit në mbarë botën.

Kujtohet se në korrik Google ishte një nga shtatë kompanitë kryesore të teknologjisë që nënshkroi një marrëveshje në SHBA për të siguruar zhvillimin e sigurt të Inteligjencës Artificiale./ CNA

Lajmet e fundit nga