LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Musk jep lajmin për përdoruesit/ Së shpejti “X” mund të bëhet me pagesë

19 Shtator 2023, 08:42, Tech CNA
Musk jep lajmin për përdoruesit/ Së shpejti “X” mund
Elon Musk

Elon Musk, i cili bleu "Twitter"-in vitin e kaluar, i njohur tashmë si “X”, tha se kompania po shkon drejt një pagese të vogël mujore për përdorimin e sistemit “X“ në një përpjekje për të mbajtur robotët jashtë platformës.

Kjo deklaratë vjen pasi Musk ka bërë shumë ndryshime në rrjetin social.

Musk, i cili e bëri deklaratën gjatë një bisede të transmetuar drejtpërdrejt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha se të gjithë përdoruesit do të duhet të paguajnë për të patur akses në rrjet, përveç shërbimit premium, X Blue.

Ai tha se krijimi i një sistemi të tillë është e vetmja mënyrë që mund të luftojë ushtritë e mëdha të robotëve.

Ai tha gjithashtu se Insteligjenca Artificiale që përdorin robotët tani po përmirësohet në kalimin e testeve CAPTCHA që synojnë të zbulojnë robotët.

Komentet e tij ishin në përgjigje të deklaratave të Netanyahut se një mënyrë për të frenuar antisemitizmin në "X" mund të ishte parandalimi i përdorimit të robotëve në platformë./ CNA

Lajmet e fundit nga