
Inteligjenca artificiale/ Google: Po zhvillojmë mjete të reja për të ndihmuar gazetarët
Google bën me dije se po zhvillon mjete të Inteligjencës A...
Pronari i rrjetit social "Twitter", Elon Musk, ka thënë të dielën se po mendon ta ndryshojë logon e platformës, duke shkruar: “Së shpejti do t’i themi lamtumirë markës 'Twitter' dhe, gradualisht, të gjithë zogjve”.
Në një postim në "Twitter" në orët e para të së dielës, miliarderi ka shtuar: “Nëse një logo mjaftueshëm e mirë me X publikohet sonte, do ta përdorim në mbarë botën që nesër”.
Musk ka publikuar një pamje të një iksi duke ndriçuar, dhe më pas në një audiobisedë në "Twitter Space" është përgjigjur me “po”, kur është pyetur nëse logoja e "Twitter"-it do të ndryshojë.
“Kjo është dashur të ndodhë shumë kohë më parë”, është shprehur ai, raporton Reuters.
Nën udhëheqjen e trazuar të Muskut, që kur e bleu "Twitter"-in në tetorin e vitit të kaluar, kompania e ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, duke pasqyruar vizionin e miliarderit për të krijuar një “superaplikacion”, sikurse WeChat i Kinës.
Uebsajti i "Twitter"-it thotë se logoja e rrjetit, që paraqet një zog të kaltër, “është pasuria jonë më e njohur”.
“Prandaj e mbrojmë aq fort”, thuhet më tej aty.
Zogu është zëvendësuar përkohësisht në prill nga qeni Shiba Inu i kriptovalutës Dogecoin, duke nxitur rritjen e vlerës së saj në treg.
Kompania është përballur me kritika të gjera nga përdoruesit dhe nga profesionistët e marketingut, kur Musk njoftoi në fillim të këtij muaji se "Twitter" do të kufizonte se sa “cicërima” në ditë do të mund t’i lexonin përdoruesit. Kufizimet ndihmuan në rritjen e rrjetit rival, Threads, në pronësi të Meta Platforms, i cili regjistroi 100 milionë përdorues brenda pesë ditëve pas lëshimit për përdorim të gjerë.
Telashi më i fundit i "Twitter"-it ishte një padi e paraqitur të martën, që pretendon se kompania u ka borxh të paktën 500 milionë dollarë ish-punonjësve të saj, pas largimit të tyre nga puna.
Që kur Musk e bleu "Twitter"-in, kompania ka larguar nga puna pothuajse gjysmën e punonjësve të saj, për të reduktuar kostot./ CNA
Google bën me dije se po zhvillon mjete të Inteligjencës A...
Zakonisht telefonat e kompanisë Apple e humbin vlerën, në ...
Rrjeti social "Twitter" e ka humbur gjysmën e fitimeve nga...
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në botën e punë...
Impiantet e shkripëzimit po ofrojnë ujë të pijshëm, thelbë...
Aktorët e Hollivudit shprehen të shqetësuar për herë të pa...
Robotët thanë se mund të udhëheqin më mirë se njerëzit. Ro...
Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompan...
WhatsApp thuhet se po sjell një veçori të re të fokusuar në ...
Pasi një përdorues anonim në rrjetin TikTok krijoi një kën...
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve t...
Projektimet për një aeroplan të ri me energji hidrogjeni m...
Programi i inteligjencës artificiale “ChatGPT” po përdoret...
"Twitter" po shqyrton një veprim ligjor kundër "Meta"-s pë...
Shefi i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg, ka thënë se apl...
Kompania Meta do të nxjerrë në treg një aplikacion të ri t...
"Meta" do të lançojë së fundmi aplikacionin e tij të ri pë...
Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e twe...
Një teleskop hapësinor evropian do të niset nga Florida në...
Inteligjenca Artificiale po përdoret masivisht si nga qyte...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...