LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalimi i shitjes së iPhone 12 në Francë për shkak të rrezatimit/ Reagon Apple

15 Shtator 2023, 14:04, Tech CNA
Ndalimi i shitjes së iPhone 12 në Francë për shkak të
Foto ilustruese

Apple do të përditësojë iPhone 12 në Francë pas ndërprerjes së shitjes në Francë për shkak të rrezatimit.

Jean-Noel Barrot tha se Apple do të dorëzojë një përditësim të softuerit për përdoruesit në vend në ditët në vijim.

Shitjet e iPhone 12 u ndërprenë në Francë pasi një rregullator zbuloi shumë rrezatim elektromagnetik. Apple reagoi duke thënë se do të rregullojë këtë problem.

Firma tha se përditësimi i ri do të zbatohej vetëm për përdoruesit në Francë, ku tha se ekzistonte një protokoll specifik testimi.

Gjiganti amerikan i teknologjisë sugjeroi se gjetjet e rrezatimit ishin rezultat i atij testimi dhe se ai "nuk ishte një shqetësim sigurie".

Përditësimi i planifikuar ngre pyetje mbi planet e Apple për iPhone 12, i cili u lëshua vetëm tri vjet më parë, në vende të tjera.

Barrot tha se rregullatori i frekuencave të radios (ANFR) do të testojë përditësimin e ri për të kontrolluar përputhshmërinë e tij përpara se iPhone 12 të lejohet të shitet sërish.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar më parë të largojë frikën rreth rrezatimit të emetuar nga telefonat celularë.

Në faqen e saj deklaroi se nuk ka asnjë provë për të arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.

Në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve AFP, Apple tha se gjetja e rrezatimit në Francë ishte e lidhur me një protokoll specifik testimi të përdorur nga rregullatorët francezë dhe jo një shqetësim sigurie.

Apple tha se iPhone 12 përputhet me rregullat e emetimeve në mbarë botën, por do të lëshonte një përditësim softuerësh për përdoruesit në Francë për të akomoduar protokollin e përdorur nga rregullatorët francezë./ CNA

Lajmet e fundit nga