
Teknologjia e shkripëzimit ndihmon Barcelonën të përballet me thatësirën
Impiantet e shkripëzimit po ofrojnë ujë të pijshëm, thelbë...
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në botën e punës është i lidhur me pasiguri të mëdha dhe kërkon që politika të marrë masa, thuhet në raportin për perspektivat e punësimit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH), në anglisht OECD, me qendër në Paris.
Aktualisht përdorimi i IA-së është përhapur ende pak. Prandaj deri në këto momente nuk ka pasur humbje të mëdha të numrit të vendeve të punës.
"Fuqia punonjëse e specializuar mirë është ndihmuar deri tani nga IA, dhe nuk është zëvendësuar prej saj,” thuhet në raport. Deri tani ka pasur pak dëshmi për rënien e kërkesave për punonjës për shkak të IA-së”.
Inteligjenca Artificiale, ku bëjnë pjesë kryesisht sistemet digjitale që mësojnë vetë dhe që janë të lidhura në rrjet, shihet si teknologjia më e rëndësishme e shekullit të 21-të.
Profesionet shumë të kualifikuara janë shumë të prekura nga përparimet që po bën IA, thotë OBEZH. "Megjithatë në këto segmente vazhdojnë të merren gjithnjë e më shumë veta në punë se sa në profesionet me nivel të ulët kualifikimi,” thotë studimi.
Përdorimi i IA-së është ende pak i përhapur, por teknologjia është duke u zhvilluar me hapa gjigande. "Pra ndoshta për pak kohë mund të shfaqen efektet negative në fushën e punësimit,” thotë OBEZH.
Aktualisht IA ka ndikuar më shumë në cilësinë e punës se sa në sasinë e saj: "Sipas të dhënave të të punësuarve dhe punëdhënësve IA mund të reduktojë punët monotone dhe të rrezikshme,” shpjegojnë studiuesit. Megjithatë edhe këtu ekzistojnë rreziqe: Për shkak të automatizimit të detyrave të thjeshta mund të rritet intensiteti i punës dhe presioni për efektivitet.
Rreziqet e automatizimit janë në përgjithësi më të mëdha në punët që kërkojnë më pak kompetenca dhe kryhen kryesisht nga fuqia punëtore me moshë të re. Në Gjermani kjo pjesë punësh me rreziqe të mëdha automatizimi kap 28,7 përqind të të punësuarve. Mesatarja e OBEZH-it është më e ulët, 27 përqind.
Për shkak të këtyre rreziqeve dhe zhvillimit të madh kërkohet ndërhyrje e vendosur e politikës, sidomos sa i përket ligjit për punën.
Debatet janë duke u zhvilluar për shembull për çështjen nëse rregullat ekzistuese për të drejtat e trajtimit të barabartë, mbrojtjes së të dhënave dhe të drejta të tjera të ngjashme duhen përshtatur për shkak të përdorimit të gjerë të IA.
"Pjesa më e madhe e vendeve të OBEZH-it kanë përgatitur strategji kombëtare për IA-në, të cilat shpesh vënë në përgjithësi theksin tek rëndësia e kompetencave, por jo gjithnjë propozojnë marrjen e masave konkrete për kualifikimin,” deklaron organizata.
Organizata mendon se bisedimet për vendosjen e tarifave dhe dialogu social janë të rëndësishme për të ndihmuar punonjësit dhe ndërmarrjet në kalimin tek IA. "Dëshmi të reja tregojnë se e marrja e mendimit të punonjësve ka ndikim positiv në kushtet e punës dhe efektivitetin e saj,” thuhet në argumentimin e bërë.
Sipas të dhënave, në Gjermani më shumë se gjysma e punëdhënësve, 57 përqind; që kanë futur në përdorim IA kanë thënë se kur kanë futur në përdorim teknologjitë e reja janë konsultuar me punonjësit ose përfaqësuesit e punëmarrësve. Kjo shifër është më e madhe se vlera mesatare e shtatë vendeve të tjera të OBEZH-it që kanë marrë pjesë në nxjerren e të dhënave, me 47 përqind./ DW
Impiantet e shkripëzimit po ofrojnë ujë të pijshëm, thelbë...
Aktorët e Hollivudit shprehen të shqetësuar për herë të pa...
Robotët thanë se mund të udhëheqin më mirë se njerëzit. Ro...
Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompan...
WhatsApp thuhet se po sjell një veçori të re të fokusuar në ...
Pasi një përdorues anonim në rrjetin TikTok krijoi një kën...
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve t...
Projektimet për një aeroplan të ri me energji hidrogjeni m...
Programi i inteligjencës artificiale “ChatGPT” po përdoret...
"Twitter" po shqyrton një veprim ligjor kundër "Meta"-s pë...
Shefi i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg, ka thënë se apl...
Kompania Meta do të nxjerrë në treg një aplikacion të ri t...
"Meta" do të lançojë së fundmi aplikacionin e tij të ri pë...
Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e twe...
Një teleskop hapësinor evropian do të niset nga Florida në...
Inteligjenca Artificiale po përdoret masivisht si nga qyte...
Pedofilët po përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artific...
Qendra e inovacionit Alphabet po zhvillon projektin e emër...
Kompania “Meta” ka thënë se do të fillojë të kufizojë lajm...
Gazeta gjermane “Bild” po përgatitet për një të ardhme dix...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...