LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse aktorët janë kaq të shqetësuar për AI?

14 Korrik 2023, 21:40, Tech CNA

Pse aktorët janë kaq të shqetësuar për AI?

Aktorët e Hollivudit shprehen të shqetësuar për herë të parë në 43 vjet dhe kanë “protestuar” për shkak të frikës së ndikimit të inteligjencës artificiale në industri.

Sindikata e aktorëve amerikanë "Screen Actors Guild" paralajmëroi se "inteligjenca artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për profesionet krijuese".

Ky reagim i sindikatës vjen për shkak se teknologjia po përdoret për të zëvendësuar artistët dhe për sintetizimin e zërave dhe efektet vizuale në filma, si "deepfakes" dhe "de-ageing".

Liam Budd, zyrtar i mediave audio në unionin e aktrimit Equity, tha se ishte i shqetësuar për "klonimin e performancës" ku AI përdoret për të krijuar një performancë me imazhin ose zërin e një aktori.

“Ne po e shohim këtë teknologji të përdorur në një sërë gjërash si audiolibrat e automatizuar, puna e sintetizuar e zërit, avatarët digjitalë për videot e korporatave, ose gjithashtu roli i “deepfakes” që përdoren në filma”, tha ai.

Regjisorja dhe shkrimtarja Justine Bateman, duke folur për Tech Life të BBC- së tha se ajo nuk mendonte se industria kishte nevojë për AI.

"Ne nuk kemi mungesë shkrimtarësh, nuk kemi mungesë aktorësh, nuk kemi mungesë të filmbërësve - kështu që nuk kemi nevojë për AI”, tha ajo.

"Nëse përdorimi i inteligjencës artificiale përhapet, industria e argëtimit do të ndikojë në të gjithë strukturën e këtij biznesi."

Pse aktorët janë kaq të shqetësuar për AI?

Ndoshta është vetëm një çështje kohe përpara se ChatGPT ose Bard të krijojnë një skenar novator filmi ose të kthejnë një ide në një skenar të suksesshëm.

Shoqata e Shkrimtarëve të Britanisë së Madhe (WGGB) - një sindikatë që përfaqëson shkrimtarët për TV, film, teatër, libra dhe video lojëra në MB shprehet se zhvilluesit e AI po përdorin punën e shkrimtarëve pa lejen e tyre dhe po shkelin të drejtat e autorit.

Dr Mathilde Pavis, një avokate e specializuar në teknologjitë e klonimit dixhital, tha për BBC se ligji në Mbretërinë e Bashkuar për të drejtat e autorit duhet të ndryshojë.

“Është e çuditshme për mua që fytyra dhe zëri juaj janë më pak të mbrojtura se makina juaj, laptopi juaj, telefoni juaj, shtëpia apo librat tuaj por kjo është gjendja e ligjit sot.

Dhe kjo për shkak se ne nuk menduam se do të ishim kaq të prekshëm, aq të pambrojtur sa jemi përsa i përket ripërdorimit dhe imitimit me teknologjitë e AI”, tha ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga