Nxjerrja e befasishme në treg e telefonit të ri nga gjiganti teknologjik kinez Huawei ka marrë vëmendje ndërkombëtare rreth asaj se çfarë përmban.
Kompania, e cila është shënjestruar me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur ta shesë telefonin më të ri Mate 60 Pro për 964 dollarë, prej të martës, duke nxitur pikëpyetje rreth vendimit të saj pse nuk ka bërë reklamim paraprak të pajisjes.
Pyetje ka edhe nëse pajisja mbështet gjeneratën e pestë të komunikimeve (5G).
Gjenerata 5G u mundëson konsumatorëve lidhje më të shpejta në internet.
Prej vitit 2019, Shtetet e Bashkuara ia kanë ndaluar Huaweit qasjen në pajisjet thelbësore për prodhim të modeleve të avancuara teknologjike – kryesisht çipa - prandaj kompania ka arritur të shesë vetëm sasi të kufizuara të pajisjeve me teknologjinë 5G, duke i shfrytëzuar rezervat e fundit.
Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane e konsiderojnë Huawein si rrezik për sigurinë.
Kompania kineze, në anën tjetër, hedh poshtë këto pretendime.
Kufizimet amerikane e kanë dëmtuar biznesin e kompanisë, e cila dikur ka garuar me gjigantët si Apple dh Samsung.
Mirëpo Huawei ka thënë vazhdimisht se është duke punuar në rikthim, dhe disa kompani kërkimore i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters në korrik, se besojnë se Huawei po bën plane për t’iu kthyer industrisë së telefonave me kapacitet 5G deri në fund të këtij viti, duke i përdorur çipat e prodhuar nga një kompani vendore.
Nëse Huawei dhe Kina arrijnë t’i prodhojnë vetë çipat për teknologjinë 5G, diçka e tillë do të përbënte avancim të madh të kapaciteteve të tyre krahas përpjekjeve amerikane për t’ia kufizuar përparimin kësaj kompanie.
Huawei nuk është deklaruar, por ka thënë se pajisja e re është “modeli Mate më i fuqishëm ndonjëherë”.
Blerësit e telefonit kanë publikuar video në rrjetet sociale që sugjerojnë se Mate 60 Pro mund të shkarkojë video me shpejtësi të telefonave 5G, duke sugjeruar se i përket kategorisë së njëjtë.
Telefoni përmban një procesor Kirin 9000, nga departamenti për çipa i Huaweit, i cili duket se e ka shfrytëzuar teknologjinë e avancuar nga një kompani vendore në Kinë.
Lansimi i telefonit i ka shtyrë kompanitë në gjithë botën që ta kenë atë sa më shpejt në duar për ta parë se çfarë ka brenda.
Sasia fillestare është shitur shpejt online.
Kompania bazë e Huaweit në Shenzhen dhe faqja e saj online, kanë bërë të ditur se sasitë e radhës do të mund të blihen nga mesi i shtatorit.
Tabloidi kinez i përkrahur nga shteti Global Time, ka raportuar me mburrje, duke thënë se telefoni është lansuar teksa në Kinë realizon vizitë Sekretarja amerikan për Tregti, Gina Raimondo, dhe e ka konsideruar telefonin si dëshmi se SHBA-ja ka dështuar me “shtypjen ekstreme ndaj Kinës”.
Mediat shtetërore kineze nuk kanë ofruar dëshmi për t’i mbështetur këto pretendime.
Shumë pjesëtarë të stafit të Huaweit kanë thënë se lansimi i telefonit ka qenë befasi edhe për ta, pasi planet kanë qenë për lansim më 12 shtator.
Nicole Peng, nga kompania Canalys, ka thënë se është tejet e rëndësishme që Huawei të ofrojë informacione për teknologjinë e përdorur, marrë parasysh interesimin në treg./ REL
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësi...
Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Ba...
Një mjet i ri po prezantohet nga Google në një përpjekje p...
NASA dëshiron të çojë pasagjerë nga Nju Jorku në Londë...
Yuval Noah Harari argumenton se Inteligjenca Artificiale k...
Funksioni i bllokimit do të hiqet për përdoruesit e X, dik...
Firma kineze e teknologjisë Xiaomi zhvilloi për herë të pa...
Mbrojtësit e reformës në polici në Shtetet e Bashkuara arg...
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po sheh mundësi...
Firma Ford ka thelluar luftën e çmimeve në tregun e makina...
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërk...
Administrata kineze për Hapësirën Kibernetike ka propozuar...
iPhone 15 Pro i Apple thuhet se do të ketë ndryshime të më...
Llogaria e Kanye West është rikthyer në Twitter pas një nd...
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg ka bërë me dijea se plat...
"WhatsApp" njoftoi opsionin e ri ku përdoruesit do të mund...
Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të arrijnë ...
Një grup prodhuesish të mëdhenj të automjeteve thanë të më...
Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Hjusto...
Pronari i rrjetit social "Twitter", Elon Musk, ka thënë të...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...