LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivaliteti Zuckerberg-Musk/ “Meta” do të lançojë aplikacionin e ngjashëm me "Twitter"

4 Korrik 2023, 08:29, Tech CNA

Rivaliteti Zuckerberg-Musk/ “Meta” do të lançojë

"Meta" do të lançojë së fundmi aplikacionin e tij të ri për të rivalizuar "Twitter"-in dhe thotë se do të publikohet të enjten.

Aplikacioni quhet “Threads” dhe është i disponueshëm për t’u shkarkuar në Apple App Store dhe do të lidhet me "Instagram"-in.

"Meta" e përshkruan “Threads” si një "aplikacion bisedash të bazuar në tekst".

Ky veprim tregon qartazi rivalitetin midis shefit të “Meta”-s, Mark Zuckerberg, dhe pronarit të "Twitter"-it, Elon Musk.

Muajin e kaluar, dyshja ranë dakord për një përleshje fizike, megjithëse deri tani nuk ka pasur angazhime serioze për organizimin e ndeshjes.

Lajmet e fundit nga