Kompania SpaceX nisi raketën e saj gjigante Starship, por gjatë minuta të para të fluturimit u dëmtuan nga shpërthimet pajisja shtytëse dhe vetë anija hapësinore.
Raketa mbërriti në hapësirë pas nisjes nga Teksasi jugor dhe më pas humbi papritmas komunikimin me Tokën. Sipas zyrtarëve të kompanisë SpaceX, duket se sistemi i vetëshkatërrimit shpërtheu mbi Gjirin e Meksikës.
Pak minuta më vonë, shpërtheu gjithashtu edhe pjesa shtytëse. Sidoqoftë, deri në atë moment ishte përfunduar funksioni kryesor i misionit të provës.
Prova e së shtunës zgjati rreth tetë minuta, gati sa dyfishi i provës së parë të bërë në muajin prill, që gjithashtu përfundoi me një shpërthim. Fluturimi i fundit mori fund ndërsa gjashtë motorët e anijes hapësinore pothuajse kishin përfunduar procesin e shtytjes për ta vendosur atë në një trajektore udhëtimi përreth globit.
Me gjatësi prej 121 metrash, raketa Starship është raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, me objektivin për të transportuar njerëz drejt Hënës dhe Marsit.
“Qershia mbi tortë sot ishte nisja e suksesshme”, tha komentatori i kompanisë John Insprucker, duke vënë në dukje se 33 motorët shtytës kishin funksionuar siç duhet, në dallim nga hera e mëparshme. Gjithashtu, pjesa shtytëse u shkëput me sukses nga mjeti hapësinor, që arriti në një lartësi prej 148 kilometrash.
Komentuesja Kate Tice shtoi se: “Kemi mbledhur kaq shumë të dhëna që do të na ndihmojnë të përmirësojmë fluturimin e ardhshëm”.
Themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk, e ndoqi nisjen nga qendra e kontrollit në cepin jugor të Teksasit, pranë kufirit me Meksikën. Edhe në selinë qendrore të kompanisë në Kaliforni, punonjësit brohoritën ndërsa fluturonte raketa Spaceship. Salla ra sidoqoftë në qetësi kur u bë e qartë se raketa ishte shkatërruar.
Kompania SpaceX kishte në objektiv arritjen e një lartësie prej 240 kilometrash, që do të ishte e mjaftueshme për ta nisur anijen hapësinore në rrotullimin përreth globit, përpara se të binte në Paqësor, pranë Havajit, rreth 1 orë e gjysmë pas nisjes, pa arritur dot të përshkonte një rrotullim të plotë në orbitë.
Pas provës së prillit, kompania SpaceX bëri përmirësime të shumta për raketën, si dhe platformën e lëshimit. Administrata Federale e Aviacionit miratoi fluturimin për raketën të mërkurën, pasi konfirmoi se ishin përmbushur të gjitha kriteret e sigurisë dhe ato mjedisore.
NASA dëshiron që kompania Starship të nisë astronautë drejt Hënës deri në fund të vitit 2025. NASA i dha kompanisë SpaceX një kontratë prej 3 miliardë dollarësh për këtë projekt.
Raketa Starship është 10 metra më e gjatë se raketa e NASA-s Saturn V që dërgoi njerëz në Hënë mbi gjysmë shekulli më parë./ VOA
Bordi drejtues i kompanisë OpenAI, e cila prodhon programi...
Teksa ju mendoni se cili mund të jetë një fjalëkalim q...
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Elon Musk për përsëritjen ...
Një ekspert i inteligjencës artificiale i ka thënë The...
Microsoft njoftoi kontributin e tij më të fundit në ga...
Amazon ka një punë të re për robotin e saj Astro: Një ...
Pas 15 ditësh, do të fillojë tregtimi i automjetit më të p...
Nepali është shteti i radhës i cili ndaloi përdorimin ...
Një aplikacion SMARTPHONE do të jetë në gjendje të tregojë...
Astronautët e NASA-s lëshuan aksidentalisht kutinë e vegla...
Shkencëtarët kanë zbuluar vrimën e zezë më të vjetër deri ...
Modeli i nivelit fillestar i prodhuesit amerikan të automo...
Elon Musk ka lançuar një chatbot me AI të quajtur Grok...
Në luftën e tij për të bërë miliarda kursime, Volkswagen k...
Jensen Huang dhe Lisa Su kanë shumë të përbashkëta. Shefat...
Mbretëria e Bashkuar, SHBA, BE dhe Kina kanë rënë dakord q...
Shqipëria do të nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inte...
Facebook dhe Instagram po lançojnë abonime në pjesën më të...
Disa aplikacione mund të shkarkojnë baterinë tuaj të i...
Hëna sateliti më i madh i Tokës ka qenë prej kohësh një bu...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem ku ...
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...