
Rivaliteti Zuckerberg-Musk/ “Meta” do të lançojë aplikacionin e ngjashëm me "Twitter"
"Meta" do të lançojë së fundmi aplikacionin e tij të ri pë...
Kompania Meta do të nxjerrë në treg një aplikacion të ri të quajtur Threads, i cili do të rivalizojë aplikacionin Twitter. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi u prit me kritika njoftimi i pronarit të Twitter-it, Elon Musk, se do të vendoste një tavan të përkohshëm për numrin e mesazheve që mund të lexojnë përdoruesit në këtë rrjet.
Aplikacioni Threads pritet të bëhet i disponueshëm për publikun të enjten dhe do t’u mundësojë përdoruesve që të transferojnë ndjekësit e tyre nga rrjeti tjetër Instagram, duke mbajtur emrin aktual të përdoruesit.
Ky aplikacion i ri përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë për Twitter-in, që është përballur me debate të shumta që kur zoti Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.
Javën e kaluar, miliarderi që ka në pronësi edhe kompaninë Tesla, njoftoi një sërë kufizimesh të reja në aplikacion, duke vendosur një tavan për numrin e mesazheve që mund të shikojnë përdoruesit brenda një dite, duke shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit e platformës.
Megjithëse shërbimet e tjera të mesazheve të shkurtra, si Mastodon dhe Blue Sky, kanë përjetuar një rritje të numrit të përdoruesve që kur zoti Musk bleu rrjetin Twitter, asnjë prej tyre nuk ka përbërë sfidë për Twitter-in.
Megjithatë, rrjeti Instagram ka tashmë qindra milionë përdorues të regjistruar dhe ka një historik në futjen e opsioneve të reja që kanë patur sukses për firmat e tjera të mediave sociale.
Në vitin 2016, Instagram-i shtoi opsionin e quajtur “stories”, me postime që zhdukeshin automatikisht pas një periudhe të caktuar, duke reaguar kështu ndaj popullaritetit të shtuar të rrjetit Snapchat.
Më rishtazi, opsioni i videove të shkurtra “reels” është përpjekur të rivalizojë rritjen e rrjetit TikTok.
Aplikacioni i ri Threads pritet ta rivalizojë vërtet rrjetin Twitter, të drejtuar nga zoti Musk.
“Threads do të jetë një kërcënim shumë i madh për Twitter-in, pasi vjen nga familja e aplikacioneve të kompanive Meta dhe Instagram”, tha Drew Benvie, drejtor i firmës së konsulencës për mediat sociale Battenhall.
“Instagrami ka 2 miliardë përdorues, krahasuar me 250 milionë përdoruesit e Twitter-it; pra, është që tani rreth dhjetë herë më i madh. Sikur vetëm një nga dhjetë përdoruesit e Instagram-it të fillojnë të provojnë Threads-in, do t’ia kalojnë Twitter-it sa hap e mbyll sytë”.
Pasi bleu kompaninë vitin e kaluar, zoti Musk shkarkoi rreth 80% të stafit dhe riktheu një numër llogarish të bllokuara, si ato të ish-Presidentit Donald Trump dhe të faqes satirike konservatore të lajmeve Babylon Bee.
Qindra reklamues, të shqetësuar nga një rritje e perceptuar të përmbajtjes së dëmshme në këtë platformë, pezulluan pagesat për Twitter-in dhe dokumentat e brendshme të para nga agjencia e lajmeve Reuters treguan se janë distancuar përdoruesit më aktivë të kësaj platforme.
Kompania Meta nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, ndërkohë që iu kërkua të komentojë edhe kompanisë Twitter./ VOA
"Meta" do të lançojë së fundmi aplikacionin e tij të ri pë...
Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e twe...
Një teleskop hapësinor evropian do të niset nga Florida në...
Inteligjenca Artificiale po përdoret masivisht si nga qyte...
Pedofilët po përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artific...
Qendra e inovacionit Alphabet po zhvillon projektin e emër...
Kompania “Meta” ka thënë se do të fillojë të kufizojë lajm...
Gazeta gjermane “Bild” po përgatitet për një të ardhme dix...
Ish-udhëheqësi i kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, rapor...
Është qershori i vitit 2022, dhe një mjet fluturues që duk...
Parlamenti Evropian, miratoi disa dite me pare ligjin për ...
Multimiliarderi Elon Musk po merr përsipër një industr...
Ne të gjithë e njihnim një fëmijë të tillë: një 10-vjeçare...
Pronari i “Tik-Tok”, ByteDance, është akuzuar se ka lejuar...
Komisioni Federal i Tregtisë ka bërë me dije se Microsoft ...
Mijëra përdorues të programit të emailave “Microsoft Outlo...
LONDËR (AP) – Bashkimi Evropian po u kërkon platformave on...
Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e sa...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) pretendon s...
Gjatë Computex 2023 që po zhvillohet aktualisht në Taipei,...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...