
Pse aktorët janë kaq të shqetësuar për AI?
Aktorët e Hollivudit shprehen të shqetësuar për herë të pa...
Impiantet e shkripëzimit po ofrojnë ujë të pijshëm, thelbësor për banorët e Barcelonës, të lodhur nga thatësira.
Por ekspertët paralajmërojnë se teknologjia është e shtrenjtë dhe se duhet të zhvillohen burime të tjera uji.
Vija bregdetare e Barcelonës është tërheqëse për turistët dhe vendasit.
Por edhe pse uji është ngado që të sheh, qyteti është mbërthyer nga thatësira.
Për Mohammed Ilaiwi, i cili kohët e fundit u transferua në Barcelonë, qyteti nuk ishte ashtu siç ai e imagjinonte.
"Jam habitur sepse është një qytet turistik dhe të gjithë vijnë këtu për t'u argëtuar, por nuk ka ujë. Kështu që është disi zhgënjyese," thotë ai.
Por qyteti i dytë i Spanjës po përdor teknologjinë për t’i mbijetuar thatësirës.
Barcelona tani mbështetet në një rrjetë me tuba jeshile, blu dhe vjollcë brenda një fabrike industriale për të shkripëzuar ujin e detit.
Impianti më i madh i shkripëzimit në Evropë për ujin e pijshëm po funksionon me shpejtësi të plotë për të ndihmuar zonën më të madhe të Barcelonës dhe rreth pesë milionë banorët të përshtaten me ndikimin e ndryshimeve klimatike.
"Gjatë viteve të para, nivelet e prodhimit ishin të ulëta, sepse rezervuarët ishin plot me ujë. Kështu që kishim mjaft burime natyrore. Por në dy vitet e fundit, sidomos nga viti i kaluar, janari 2022, niveli i prodhimit ka qenë shumë i lartë sepse jemi në një thatësirë prej shumë muajsh. Prandaj, për të plotësuar mungesën e ujit në rezervuarë kemi rritur prodhimin e këtij impianti", thotë Carlos Miguel, menaxher i uzinës së shkripëzimit të Llobregatit.
Rajoni i Mesdheut po nxehet me një ritëm më të shpejtë se shumë zona të tjera të globit, duke çuar në një vit të nxehtë rekord në Spanjë në 2022-shin dhe një thatësirë të përhapur që po dëmton bujqësinë.
Autoritetet parashikojnë se zona e Barcelonës po shkon drejt një "emergjence thatësire", e cila do të nënkuptojë kufizime më të forta, deri në shtator.
Impiantet e shkripëzimit janë një mënyrë për të trajtuar krizën.
Uji pompohet dy kilometra në brendësi të detit Mesdhe dhe çohet deri në impiantin e shkripëzimit të Llobregatit, në një zonë të izoluar plazhi.
Kapaciteti i shkripëzimit është rritur në mënyrë të vazhdueshme në mbarë botën në dekadën e fundit, me teknologjinë që po përdoret gjithnjë e më shumë në Evropë dhe Afrikë.
“Tani po prodhojmë 180 mijë metra kub ujë në ditë, që është kapaciteti maksimal që mund të mbajmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thotë zoti Miguel.
Në prill 2021, para thatësirës, lumenjtë siguronin 63% të ujit të pijshëm të Barcelonës, burimet siguronin 34% dhe shkripëzimin vetëm 3%.
Procesi i shkripëzimit kërkon gjithashtu shumë energji që ende nuk vjen tërësisht nga burimet e rinovueshme.
Xavier Sánchez-Vila, profesor i inxhinierisë civile dhe ekspert i ujërave nëntokësore për Universitetin “Politecnica de Catalunya”, thotë se ndërsa impiantet e shkripëzimit si ai në Barcelonë kanë ofruar një shpëtim në një kohë krize, autoritetet duhet të vazhdojnë të diversifikojnë strategjitë e tyre dhe të përqëndrohen në përmirësimin e pastrimit të ujit dhe ripërdorimit të tij.
"Ka zgjidhje të tjera. Për mendimin shkripëzimi duhet të përdoret vetëm për nevojat shumë, shumë thelbësore, si për të sjellë ujë për popullsinë. Sepse ka burime të tjera uji që mund të përdoren. E rëndësishme është rigjenerimi, ripërdorimi dhe riciklimi. Në aspektin ekonomik, nuk jam plotësisht i sigurt nëse ka kuptim të vazhdojmë t'i ndërtojmë ato. Ndoshta edhe disa, por duke e ditur që këto janë një zgjidhje vërtet e shtrenjtë”.
Por problemi më urgjent për planetin është energjia e përfshirë në shkripëzimin.
Spanja prodhoi 42% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë në vitin 2022 dhe shpreson të arrijë në 50% këtë vit, por ende përdor sasi të mëdha gazi natyror.
Energjia elektrike e prodhuar nga panelet diellore në impiantin e Llobregatit shkon në rrjetin elektrik, jo drejtpërdrejt në funksionimin e impiantit./ VOA
Aktorët e Hollivudit shprehen të shqetësuar për herë të pa...
Robotët thanë se mund të udhëheqin më mirë se njerëzit. Ro...
Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompan...
WhatsApp thuhet se po sjell një veçori të re të fokusuar në ...
Pasi një përdorues anonim në rrjetin TikTok krijoi një kën...
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve t...
Projektimet për një aeroplan të ri me energji hidrogjeni m...
Programi i inteligjencës artificiale “ChatGPT” po përdoret...
"Twitter" po shqyrton një veprim ligjor kundër "Meta"-s pë...
Shefi i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg, ka thënë se apl...
Kompania Meta do të nxjerrë në treg një aplikacion të ri t...
"Meta" do të lançojë së fundmi aplikacionin e tij të ri pë...
Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e twe...
Një teleskop hapësinor evropian do të niset nga Florida në...
Inteligjenca Artificiale po përdoret masivisht si nga qyte...
Pedofilët po përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artific...
Qendra e inovacionit Alphabet po zhvillon projektin e emër...
Kompania “Meta” ka thënë se do të fillojë të kufizojë lajm...
Gazeta gjermane “Bild” po përgatitet për një të ardhme dix...
Ish-udhëheqësi i kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, rapor...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...