LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga stilistët

9 Shtator 2023, 16:04, Trending CNA

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

Ka arsye të panumërta pse e zeza mbetet ngjyra bazë në çdo gardërobë.

E zeza vishet çdo sezon, është e përjetshme dhe e këndshme. Jo vetëm që mund ta kombinoni me pothuajse çdo nuancë tjetër, por fsheh njollat ??e bezdisshme shumë më mirë se çdo ngjyrë tjetër.

Por për t'u siguruar që veshjet tuaja të zeza ju tregojnë elegante, nuk duhet të bëni këto 5 kombinime, të cilat stilistët i cilësojnë si gabimet më të mëdha.

1. Kombinimi me ngjyrën blu marinë

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

Ky kombinim vijon të jetë një debat shumë i diskutueshëm i modës, por stilistët në përgjithësi këshillojnë të shmangni këtë kombinim.

Në vend të një blu marine, e cila është shumë afër ngjyrës së zezë, stilistja Sunica Du sugjeron kombinimin e së zezës me një blu të vërtetë mbretërore ose bojëqielli.

2. Veshur me të zeza nga koka te këmbët

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

Edhe pse veshja e zezë nga koka te këmbët mund të duket elegante me veshjet e duhura, ekspertët ky kombinim jep pamje shumë të ashpër për shumicën e njerëzve, veçanqërisht për moshat e mëdhaja.

Stilistët ju sugjerojnë ta thyeni të zezën me akse4sorë, përshembull një shall me ngjura.

3. Veshja më te zeza për arsye të gabuara

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

“E zeza mund të nënkuptojë elegancë, seriozitet dhe autoritet, por çështja është se shumë gra veshin të zeza për të fshehur defektet trupore ose thjesht sepse është e lehtë”, thotë stilistja Elizabeth Leëis.

Leëis rekomandon përzierjen e të zezës me ngjyra të tjera që dërgojnë një mesazh se kush jeni . “E kuqja mund të nënkuptojë pasion, ndërsa e verdha ngjall optimizëm. E gjelbërta mund të nënkuptojë harmoni dhe pasuri, dhe blu mund të nënkuptojë besim. Konsideroni të shtoni disa nga këto ngjyra të tjera në veshjen tuaj për t'u shprehur më qartë, veçanërisht nëse jeni mësuar të vishni vetëm të zeza”, shpjegon ajo.

4. Neglizhimi i aksesorëve

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

Aksesorët mund t'i japin një dritë dhe karakter çdo veshjeje, por ato janë veçanërisht të rëndësishme kur vishni shumë të zeza.

Veshjet e zeza ofrojnë një mundësi që aksesorët të shkëlqejnë. Meqenëse e zeza është neutrale dhe nuk tërheq shumë vëmendje, një byzylyk do ta bënte veshjen më interesante.

5. Injorimi i teksturës së veshjeve

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

Stilistët deklarojnë se teksturat prishin uniformitetin, duke e bërë veshjen më tërheqëse vizualisht.

Ata sugjerojnë të kombinoni tekstura të kundërta kurdo që të jetë e mundur. Për shembull, provoni të kombinoni një bluzë të zezë prej kadifeje me xhinse të zeza, ose një shall të zi saten me një fustan pambuku të zi.

6. Kombinimi i nuancave që nuk përputhen

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

Pavarësisht nëse e dini apo jo, ka shumë nuanca dhe tone të ndryshme të së zezës, disa më të ngrohta ose më të ftohta se të tjerat dhe disa më të thella.

Përzierja e nuancave të ndryshme të së zezës mund të duket e papërshtatshme dhe më pak e kombinueshme.

Nëse duhet të kombinoni copa të ndryshme të zeza, stilistët sugjerojnë të siguroheni që të paktën të kenë të njëjtën nuancë.

7. Mosmarrja parasysh e trupit tuaj

7 gabimet që bëni kur vishni të zeza/ Këshilla nga

E zeza mund të jetë shumë e këndshme, por vetëm nëse e vishni në mënyrë strategjike dhe merrni parasysh fizikun tuaj.

Nëse keni një trup në formë dardhe me ije më të gjera, stilistët rekomandojnë të vishni rroba me ngjyra të kombinuara me një fund të zi ose pantallona të gjera në fund./ CNA

Lajmet e fundit nga